E diel, Nëntor 2Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Lajme

Takim me qytetarët e Ferizajit

Takim me qytetarët e Ferizajit

Lajme
Ende nuk kemi filluar me takime të hapura me qytetarë, por ju të dashur qytetarë jeni ata që po na ftoni dhe mbështetni në rrugëtimin për një Kosovë të pastër nga krimi dhe korrupsioni. Ju faleminderit qytetarë të Ferizajit. Me respekt, Gëzim Kelmendi, Kryetar i Partisë FJALA
Gëzim Kelmendi – Intervistë në emisionin Fakt Plus në Tribuna Channel (26.09.2016)

Gëzim Kelmendi – Intervistë në emisionin Fakt Plus në Tribuna Channel (26.09.2016)

Intervista, Lajme
Zgjedhjet e parakohshme do të ndodhin si rezultat i interesave dhe dinakërisë brenda koalicionit qeveritar PDK- LDK. Kështu vlerëson kryetari i Partisë Fjala, njëherit deputet i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi. Kelmendi shprehet i bindur se brenda këtij viti vendi do të shkojë në zgjedhje. “Vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme. I ashtuquajturi koalicioni i elefantëve ka dështuar në shumë procese të ndjeshme të cilat Kosova është dashur të kalojë në to. Në momente të caktuara këto parti e kanë pas dinakërine mes vete dhe vet fakti qe nuk kemi arritë në dy seanca ta kalojmë ligjin për investime jep kuptim qe ky koalicion nuk ka menduar për qytetarët”, ka thënë Kelmendi në emisionin ‘Fakt PLUS’ në Tribuna Channel. Nëse Qeveria, sipas tij, dështon ta kalojë demarkaci
Gëzim Kelmendi, njeriu që inicoi anti-Demarkacionin: ja pse PDK dhe LDK nuk votuan pezullimin e bisedimeve me Serbinë – Intervista për portalin Te Sheshi

Gëzim Kelmendi, njeriu që inicoi anti-Demarkacionin: ja pse PDK dhe LDK nuk votuan pezullimin e bisedimeve me Serbinë – Intervista për portalin Te Sheshi

Intervista, Lajme
Gëzim Kelmendi, njeriu që inicoi anti-Demarkacionin: ja pse PDK dhe LDK nuk votuan pezullimin e bisedimeve me Serbinë - Intervista për portalin Te Sheshi Është deputeti i parë në Kuvendin e Kosovës që ngriti shqetësimin e tij për çështjen e Demrkacionit, temë kjo që për më shumë se një vit ka shkaktuar krizë politike në vend, por që shetësimi i tij i bërë në vitin 2011 hasi në vesh të shurdhër. Pesë vjet pas, thotë se kjo çështje vazhdon të jetë e komplikuar, dhe shton se qeveria aktuale e ka të pamundur ta miratoi versionin atkual të projektligjit për shënjimin e kufirit me Malin e Zi. Bëhet fjalë për deputetin e pavarur Gëzim Kelmendi i cili është një prej ligjvënësve më aktiv kosovar. Kjo u dëshmua edhe në thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për të diskutuar lidhur me a
Kjo është rezoluta e opozitës e propozuar nga deputeti Dr.Gëzim Kelmendi që nuk kaloi (video)

Kjo është rezoluta e opozitës e propozuar nga deputeti Dr.Gëzim Kelmendi që nuk kaloi (video)

Lajme
Kjo është rezoluta e opozitës e propozuar nga deputeti Dr.Gëzim Kelmendi që nuk kaloi (video) Deputeti i pavarur Gëzim Kelmendi si iniciues i debatit, ka propozuar edhe rezolutën e partive opozitare, e cila nuk ka kaluar në votimin e deputetëve. Vetëm 19 deputetë kanë votuar pro kësaj rezolute, 38 kanë qenë kundër, ndërsa 18 deputetë të tjerë kanë abstenuar, raporton kp. Rezoluta e propozuar nga opozita, e cila nuk kaloi, përmbante këto pika: 1. Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon lirimin e menjëhershëm të drejtorit të Policisë për rajonin Mitrovicës, Nehat Thaçin 2. Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon nga Qeveria pezullimin e bisedimeve me Serbinë dhe pezullimin e fletëarresteve për zyrtarët e Kosovës 3. Bashkimi Evropian si ndërmjetësues dhe garantues i dialogut
Dr.Gëzim Kelmendi – S’ka draft-rezolutë për Drejtorin e Policisë Nehat Thaçi, pasi që partië e koalicionit refuzuan të ndërpresin bisedimet me Serbinë

Dr.Gëzim Kelmendi – S’ka draft-rezolutë për Drejtorin e Policisë Nehat Thaçi, pasi që partië e koalicionit refuzuan të ndërpresin bisedimet me Serbinë

Lajme
Dr.Gëzim Kelmendi - S’ka draft-rezolutë për Drejtorin e Policisë Nehat Thaçi, pasi që partië e koalicionit refuzuan të ndërpresin bisedimet me Serbinë Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, ka bërë të ditur në seancën e sotme se ai ka tërhequr rezolutën e cila kërkon lirimin e Nehat Thaçit. Kjo pasi që sipas tij, rezoluta e iniciuar nga ai, nuk ka marrë mbështetjen e partive të koalicionit qeverisës. “Përveç deputetëve të partive opozitare dhe deputetit Shaip Muja dhe timin, kjo rezolutë nuk ka marrë mbështetjen e deputetëve të partive të koalicionit qeverisës”, ka thënë Kelmendi. Nehat Thaçi, drejtor Rajonal i Policisë së Kosovës, ishte arrestuar ditë më parë në Serbi. Për më shumë shih videon nga Kuvendi i Kosovës
Dr.Gëzim Kelmendi – Fjalim në Seancën e Jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për lirimin e Nehat Thaçit (video dhe tekstualisht)

Dr.Gëzim Kelmendi – Fjalim në Seancën e Jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për lirimin e Nehat Thaçit (video dhe tekstualisht)

Lajme
Dr.Gëzim Kelmendi - Seanca e Jashtëzakonshme për lirimin e Nehat Thaçit (video dhe tekstualisht) Fjalimi i deputetit Gëzim Kelmendi në seancën e jashtëzakonshme për lirimin e Drejtorit të Policisë Nehat Thaçi, seancë kjo e inicuar nga vet deputeti Kelmendi dhe është e mbështetur edhe nga 44 deputetët tjerë. Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, ka theksuar se në rast se nuk lirohet Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, duhet të ndërpritet dialogu me Serbinë. Ai në foltoren e Kuvendit ka thënë se arrestimi i Thaçit është bërë në mënyrë të jashtëligjshme, përcjell Telegrafi. “Kujtojmë se arrestimi i drejtorit të Policisë, Nehat Thaçit, nuk është i pari, por shpresojmë të jetë i fundit. Bazuar në fletarrestimet e lës
Dr.Gëzim Kelmendi në takim me Kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Sumën

Dr.Gëzim Kelmendi në takim me Kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Sumën

Lajme
Dr.Gëzim Kelmendi në takim me Kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Sumën Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi në takim me Kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Sumën. Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi sëbashku me anëtarët e Kyesisë sot zhvilluan një takim në Han të Elezit me Kryetarin e kësaj komune Rufki Sumën. Në këtë takim Kryetari i Partisë FJALA përgëzoi dhe uroj kryetarin e komunës për punën dhe kontributin e tij të dhënë për qytetarët e kësaj komune.