E diel, Tetor 26Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Reagim i Kryetarit të Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi ndaj deklaratës së kryeparlamentarit Kadri Veseli

Gëzim Kelmendi

Reagim i Kryetarit të Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi ndaj deklaratës së kryeparlamentarit Kadri Veseli

“Deklaratë fyese dhe ofenduese e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit”

Kryetar i Kuvendit të Kosovës, si nuk të vjen turp, si nuk ke marre ta barazosh Kosovën me shtetin e Izraelit.
Populli i Kosovës kurrë nuk ka vra qytetarë të pafajshëm, ashtu siç po bën regjimi i Izraelit me popullin e Palestinës.

Dhe sa i përket politikës jo të drejtë të Izraelit ndaj Palestinës, shumica e vendeve të BE janë distancuar nga kjo politikë e Izraelit dhe po këto vende të BE kanë njohur shtetin e Palestinës.
Ndërsa sa i përket Turqisë, ke kaluar çdo kod dhe normë diplomatike dhe ke fyer rëndë raportet e shkëlqyera me Turqinë, kur ke thënë se duhet ” larguar nga Turqia”.

Mos harro se Republika e Turqisë është prej vendeve të para që ka njohur Pavarësinë e Kosovës dhe është prej vendeve që vazhdon të lobon fuqishëm për Pavarësinë e Kosovës.

Ndërsa Izraeli ende nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës.
Ju si Kryetar Kuvendi po e izoloni Kosovën, po dëshironi ti largoni miqtë më besnik që ka Kosova.

Kosova ka nevojë edhe për SHBA, BE, Turqinë dhe të tjerët.

Gëzim Kelmendi
Deputet i Kuvendit të Kosovës dhe Kryetar i Partisë FJALA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.