E enjte, Dhjetor 5Zgjedhjet e reja me 9 shkurt 2025 / FJALA do garoj e vetme në zgjedhje

Asambleisti

Berat Dajaku
Historian
Asambleist në Kuvendin Komunal të Skenderajit

0002

Berat Dajaku, ka lindur me 29.11.1985 në fshatin Rakinicë të Skënderajt.

Rrjedh nga një familje me numër të madh antarësh, familje tradicionale shqiptare e njohur për moral të mirë dhe e respektuar.

Berat Dajaku qysh në fëmijërinë e tij u dallua me disa karakteristika të cilat nuk i kishin të tjerët; u dallua me drejtësi, u dallua me respekt ndaj familjës e ndaj të moshuarve, u dallua me kujdesin e tij ndaj librit e shkollës, si rezultat i të cilave edhe familja e pati një trajtim më të vaçantë për të.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe më pas vazhdon me shkollimin e mesëm në Gjimnazin “Ramiz Sadiku” drejtimi i përgjithshëm në qytetin e Skënderajt. Pas shkollimit të mesëm sikur edhe shumë familje të tjera nga rajoni i Skënderajt në kohën e pas-luftës përballeshin me vështirësi të mëdha ekonomike dhe ishte në pikëpytje shkollimi i mëtutjeshëm, përkundër aftësive e kapacitetit që kishte Berati. Megjithatë, Berati përkundër vështirësive të shumta gjeti vullnetin për të vazhduar me tutje, dhe me përkrahjen e familjes dhe shoqërisë ai vazhdoj me studimet themelore universitare.

Berati vazhdoj me studimet në Fakultetin Filozofik, drejtimin e Historisë, në Universitetin e Prishtinës, në përiudhen kohore 2005 – 2009, të cilat i përfundoj me shumë sukses dhe u dallua me punimet e tij seminarike e shkencore më të cilat befasonte shpesh profesorët e kolegët e tij. Berati është duke vijuar studimet posdiplomike në drejtimin Histori Botërore Moderne në Universitetin e Prishtinës.

Berat Dajaku edhe pse ka studiuar në shkenca shoqërore është njohës i mire i shkencave informatike. Ka të përfunduara kurset themelore trajnimin disa mujor për IT të njohur ndërkombtarisht EIPASS. Si rezultat i këtyre njohurive ka qenë i punësuar fillimisht në kompaninë “Data GIS Consulting” si operues me GPS dhe zyrtar për futjen e të dhënave në databazë. Pastaj, ka qenë i punësuar në kompaninë “E-Conect” si zyrtar i montimit të pasijeve teknologjike derisa e ndërpreu punësimin në këtë kompani për tu angazhuar me aktivitete politike.

Berat Dajaku është njohës shumë i mirë i aktualitetit dhe aktiviteteve politike si në nivel global ashtu edhe lokal. Për shkak të vazhdimit të shollimeve universitare, ai fillimisht nuk shprehu interesim të jetë pjesë e ndonjë subjekti politik, mirëpo me kërkesën e shoqerisë dhe rrethit te tij të afert ai vendosi të jetë pjesë e politikës ku për 3 vite ishte Kryetar i një tjetër subjekti politik ku dha kontribut të madh dhe bëri punë të shkëlqyer për komunën e Skënderajit.

Por për ti qëndruar besnik parimeve dhe fjalës së dhënë qytetarëve së vota është amanet dhe nuk duhet tradhëtuar në mars të vitit 2015 së bashku me tërë Kryesinë e subjektit të Skënderajit, Berati dha dorëheqje nga ish subjekti politik, dorëheqje kjo e cila ishte edhe më e fortë pasi në pyetje ishin parimet dhe jo lakmia për pushtet, kjo bëri që sëbashku me degën e Skënderajit dorëheqje dhanë edhe dega e Pejës e udhëhequr në atë kohë nga deputeti Dr.Gëzim Kelmendi, dhe dega e Drenasit e cila kishte edhe asambleistin Mr.sci. Vehbi Berisha, duke bërë që kjo dorëheqje të zgjoi kurreshtjën edhe të disa intelektualëve të tjerë nga Kosova se ende ka njerëz që i shikojnë parimet e përgjithshme dhe jo interesat përsonale.

Dhe kështu së bashku me gjithë ata intelektual ata marrin vendimin për krijimin e një subjekti te ri politik që ata e emëruan “FJALA”, subjekt ky i cili tashmë është i njohur në mbarë Kosovën. Ky subjekt e mban emrin FJALA pikërisht për faktin se nga drejtuësit e tij do të mbajtën fjalën e dhënë, do të i qëndrojnë besnik fjalës së dhënë.

Pra angazhimi politik për Beratin doli të jetë i suksesshem.

Nuk duhet harruar edhe së për rrethanat e njohura në komunën e Skenderajt, ishte e vështirë që të bëhet dikush asambleist me një subjekt tjetër politik, por këtë e bëri angazhimi i Beratit me degën që ai udhëheqte. Si rezultat për herë të parë në fund vitin 2013, një kandidat nga subjekt politik tjetër të bëhet asambleist në Kuvendin Komunal të Skenderajt, dhe ky kandidat doli të jetë historiani Berat Dajaku.

Berati, në mesin e shoqerisë ku jeton është i njohur për njeri të drejtë dhe besimtar i mirë, është i njohur për të folur të rrjedhshëm, argumentues e bindës, është i afërt dhe modest. Gjatë kohës së shkollimit të mesëm në Skënderaj ishte aktivist dhe ishte përgjegjës për Sektorin e Kulturës, në të cilin ka dhënë shume kontribute dhe në kuadër të të cilit u mbajtën dhjetëra aktivitete të njohura për të rinjët e Skënderajt.

Pastaj, gjatë kohës kur ishte në studime universitare ishte aktivist në organizatën Paqja Studentore, ku bashkë me disa student të tjerë dha kontribute të cilat rezultuan që në atë kohë të bëhet organizata me e fuqishme studentore.

Që nga koha e angazhimit të tij ka dhënë kontribute të shumta në të miren e qytetarëve të Skënderajt, duke u angazhuar drejtëpërdrejtë në zgjedhjen e shumë problemeve, duke marrë pjesë në shumë komisone për hartimin e projekteve të ndryshme, duke vizituar e biseduar me qytetarët.

Edhe pse në rolin e opozitarit, Berati ka qenë çdo herë konstruktiv, duke përkrahur iniciativat e mira dhe duke kundërshtuar në formën më të mirë atë qe vlerësohej se ishte jo e mirë për qytetarët e Skënderajt.

Berati është i martuar dhe është baba i dy fëmijëve.