Kuvendi i III-të i Partisë FJALA 23.08.2023
Partia FJALA sot ka mbajtur Kuvendin e III-të Zgjedhor.
Kuvendi i hapi punimet Zgjedhore në sallën e Hotel Sirus në Prishtinë me date 23.08.2023
Kuvendin e hapi njëri anëtari I kryesisë së Partisë FJALA MSc.Avni Çakmaku, i cili ishte edhe udhëheqës i punimeve të Kuvendit, i cili konstatoi se numer ky i të pranishmëve mundëson vijimin e punimeve.
MSc.Avni Çakmaku i cili i ftoj delegatët që me votim të hapur të votojnë pikat e rendit të ditës :
1. Miratimi i Rregullores së Punës së Kuvendit Zgjedhor të Partisë FJALA
2. Zgjedhja e Grupeve punuese
– Komisioni Zgjedhor
– Komisioni Verifikues
3. Zgjedhja e Kryetarit të Partisë FJALA
4. Zgjedhja e Kryesisë së Partisë FJALA
5. Miratimi i Statutit të Partisë FJALA
6. Miratimi i Programit të Partisë FJALA
Në bazë të pikave të rendit të ditës, MSc.Avni Çakmaku ftoj delegatët të votojnë grupet punuese :
Komisionin zgjedhor :
Kryetar : Berat Dajaku, Anëtarët : Driton Berisha dhe Blerim Kajtazi,
Komisioni Verifikues :
Kryetar : Kastriot Fetahu, Anëtarët : Nderim Sjediu dhe Lulzim Islami.
Si proces mbajtës Musa Krasniqi.
Kryetari i komisionit Zgjedhor Berat Dajaku kërkoi nga Kryetari i komisionit verifikues Nderim Sejdiu të tregoj për prezencën e delegatëve në Kuvend.
Kryetari i komisionit Zgjedhor Berat Dajaku në bazë të pikave të rendit të ditës të zgjedhja e kryetarit të Partisë FJALA, njoftoi delegatët se komisioni zgjedhor ka marr me shkrim vetëm një kandidatur dhe atë të Gëzim Kelmendit, deputet të Kuvendit të Kosovës dhe njeri ndër themeluesit e Partisë FJALA.
Berat Dajaku në emër të Komisionit zgjedhor kërkoi nga delegatët e pranishem në Kuvend që të propozojnë nese kanë edhe ndonjë kandidat tjetër për kryetar të Partisë FJALA.
Pasi qe delegatët nuk propozuan kandidat tjetër për kryetar të Partisë FJALA, Kuvendi vazhdoi punimet me kandidaturen e Gëzim Kelmendit ku së pari u lexua biografia e kandidatit nga Kryetari i komisionit Berat Dajaku.
Me pas Kuvendi me votim të hapur me të gjitha vota pro dhe asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim zgjedhi për Kryetar të Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendin.
Pas zgjedhjës së Kryetarit Kuvendi vazhdoi punimet me pikat e tjera të rendit të ditës ku me me votim të hapur u votuan :
1. Zgjedhja e Kryesisë së Partisë FJALA
2. Miratimi i Statutit të Partisë FJALA
3. Miratimi i Programit të Partisë FJALA
Partia FJALA,
Prishtinë, 28.09.2023