STATUTI POLITIK I FJALЁS
Dispozitat themelore
Neni 1
FJALA ёshtё parti politike e qendrёs sё djathtё konservatore, nё shёrbim tё tё gjithё qytetarёve tё Republikёs sё Kosovёs.
Neni 2
Qёllimi
FJALA ka pёr qёllim zhvillimin e Kosovёs nё shtet tё fuqishёm ekonomik ku sundon drejtёsia, rendi dhe ligji, shtet tё drejtё dhe tё barabartё, tё sigurtё dhe me perspektivё pёr tё gjithё qytetarёt e Republikёs sё Kosovёs, ku respektohen liritё dhe tё drejtat e njeriut, ku respektohen liria e shprehjes dhe e mendimeve.
Drejtёsia, siguria, rritja ekonomike dhe rritja e perspektivёs, ruajtja e familjes dhe e vlerave, ngritja e arsimimit dhe e edukimit, rimёkёmbja e shёndetёsisё, rinia e shёndoshё, respektimi dhe fuqizimi i gruas nё shoqёrinё kosovare, janё qёllime dhe parime themelore tё FJALЁS.
Neni 3
Simbolet
Simbolet e FJALЁS do tё jenё: logo, flamuri dhe emblema.
FJALA do tё ketё vulёn e saj.
Neni 4
Selia
Selia qёndrore e FJALЁS do tё jetё nё Prishtinё.
Anёtarёsia dhe procedurat e anёtarёsimit
Neni 5
FJALA ёshtё e hapur pёr anёtarёsim pёr ҫdo qytetar tё Republikёs sё Kosovёs.
Neni 6
Procedurat e anёtarёsimit
1. Ҫdo qytetar me tё drejtё vote nё Kosovё mund tё bёhet anёtar i FJALЁS.
2. Ҫdo qytetar qё pranon dhe pёrkrah Programin dhe Statutin e FJALЁS mund tё bёhet anёtar i FJALЁS.
3. Anёtarёsimi bёhet nё mёnyrё vullnetare.
4. Anёtarёsimi bёhet me formё tё shkruar nё Degё apo Nёndegё.
5. Anёtarёsimi evidentohet nё Regjistrin e Degёs dhe me paisjen e librezёs sё anёtarёsisё pёr secilin anёtar nё mёnyrё individuale.
6. Anёtarёsimi nuk do tё kaloj shumёn prej dymbёdhjetё (12) eurosh brenda njё viti.
Neni 7
Tё drejtat e anёtarёve
1. Ҫdo anёtar i FJALЁS ka tё drejtё tё informohet dhe tё merr pjesё nё mёnyrё barabartё nё aktivitetet e FJALЁS.
2. Ҫdo anёtar i FJALЁS e ka tё garantuar lirinё e shprehjes dhe mendimit.
3. Ҫdo anёtar i FJALЁS ka tё drejtё tё propozoj dhe tё propozohet nё organet e FJALЁS.
4. Ҫdo anёtar i FJALЁS ka tё drejtё tё zgjedh dhe tё zgjedhet nё organet e FJALЁS.
5. Ҫdo anёtar i FJALЁS ka tё drejtё tё ankohet nё organet e FJALЁS.
6. Ҫdo anёtar i FJALЁS ka tё drejtё tё largohet nga FJALA dhe nuk ёshtё i obliguar pёr tё dhёnё spjegime.
Neni 8
Pёrgjegjёsitё e anёtarёve
1. Ҫdo anёtar i FJALЁS duhet respektoj Programin dhe Statutin e FJALЁS.
2. Ҫdo anёtar i FJALЁS duhet tё respektoj mendimin ndryshe.
3. Ҫdo anёtar i FJALЁS duhet tё ketё qёllim interesin e pёrgjithshёm tё tё gjithё qytetarёve tё Republikёs sё Kosovёs.
4. Ҫdo anёtar i FJALЁS duhet tё angazhohet nё rritjen dhe suksesin e FJALЁS.
5. Ҫdo anёtar i FJALЁS duhet tё kujdeset pёr pёrfaqёsim dinjitoz tё FJALЁS.
Neni 9
Largimi nga anёtarёsia
1. Anёtari i FJALЁS mund tё largohet me vullnetin dhe kёrkesёn e tij.
2. Anёtari i FJALЁS mund tё largohet nёse punёsohet nё instituticione qё e ndalojnё me ligj pjesёmarrjen nё parti politike.
3. Nёse vdes.
4. Anёtari i FJALЁS mund tё largohet nёse kandidon nё listёn e ndonjё subjekti tjetёr politik.
5. Anёtari i FJALЁS mund tё largohet me vendim tё organit tё FJALЁS qё ka bёrё anёtarёsimin e tij.
6. Anёtari i larguar mund tё ankohet nё organet qёndrore tё FJALЁS nё afat prej 15 ditёsh.
Organet dhe organizimi i tyre
Neni 10
Organet e FJALЁS
1. FJALA ёshtё e organizuar nё organet qёndrore dhe lokale
2. Organet qёndrore janё:
a) Kuvendi i FJALЁS
b) Kryetari i FJALЁS
c) Kryesia e FJALЁS
3. Mandati i organeve qёndrore ёshtё katёr (4) vjeҫar.
4. Organet lokale janё :
a) Dega
b) Nёndega
5. Mandati i organeve lokale ёshtё katёr (4) vjeҫar.
6. FJALA ka dy forume me mandat katёr (4) vjeҫar:
a) Forumi i Gruas
b) Forumi i Rinisё
Neni 11
Kuvendi i FJALЁS
1. Kuvendi ёshtё organi mё i lartё vendimmarrёs i FJALЁS.
2. Kuvendi mblidhet ҫdo katёr (4) vite kur pёrfundon mandatin e tij.
3. Kuvendin e jashtёzakonshёm mund ta thёrret:
a) Kryetari i FJALЁS
b) Kryesia e FJALЁS
c) Dy tё tretat ( 2/3 ) e delegatёve tё FJALЁS
Neni 12
Kompetencat e Kuvendit tё FJALЁS
1. Kuvendi miraton rendin e ditёs.
2. Kuvendi miraton rregulloren e punёs.
3. Kuvendi miraton plotёsimndryshimet nё Statutin e FJALЁS.
4. Kuvendi miraton Programin e FJALЁS.
5. Kuvendi analizon veprimtarinё dhe aktivitetet e FJALЁS.
6. Kuvendi pёrcakton synimet kryesore pёr tё ardhmen.
7. Kuvendi shqyrton raportin e punёs dhe raportin financiar ndёrmjet dy Kuvendeve.
8. Kuvendi zgjedh Kryetarin e FJALЁS.
9. Kuvendi zgjedh Kryesinё e FJALЁS.
10. Kuvendi miraton anёtarёt e Komisionit Statutar tё propozuar nga Kryesia e FJALЁS.
11. Kuvendi merr vendime tё tjera nё pajtim me Programin dhe Statutin e FJALЁS.
Neni 13
Vendimet e Kuvendit
1. Vendimet e Kuvendit janё tё plotfuqishme me shumicё tё thjeshtё tё votave, 50 pёrqind e delegatёve plus njё delegat.
2. Vendimet e Kuvendit merren me votim tё hapur.
3. Zgjedhja e Kryetarit bёhet me votim tё hapur.
4. Nё rastet kur ka mё shumё se njё kandidat pёr Kryetar, votimi bёhet nё mёnyrё tё fshehtё.
5. Zgjedhja e Kryesisё bёhet me votim tё hapur.
Neni 14
Pёrbёrja e Kuvendit
1. Tё drejtё pjesёmarrjeje nё Kuvend kanё delegatёt nga tё gjitha Degёt.
2. Numrin e delegatёve e cakton Kryesia e FJALЁS.
3. Degёt duhet tё kujdesen qё pёrfaqёsimi i delegatёve tё respektoj kuotёn gjinore.
Neni 15
Kryetari i FJALЁS
1. Kryetari ёshtё udhёheqёsi politik i FJALЁS.
2. Kryetari ka rol unifikues dhe pёrfaqёsues.
3. Mandati i Kryetarit ёshtё katёr (4) vjeҫar.
4. Kryetari ka tё drejtё tё rizgjedhjes.
Neni 16
Kompetencat e Kryetarit tё FJALЁS
1. Kryetari udhёheq dhe pёrfaqёson FJALЁN.
2. Kryetari merr vendime dhe qёndrime politike nё pajtim me Programin dhe Statutin e FJALЁS.
3. Kryetari bashkёrendon strategjinё dhe aktivitetet nё pajtim me Programin dhe Statutin FJALЁS.
4. Kryetari thёrret dhe udhёheq mbledhjet Kryesisё dhe organeve tjera qёndrore dhe lokale tё FJALЁS.
Neni 17
Kryesia e FJALЁS
1. Kryesia e FJALЁS ёshtё organi mё i lartё vendimmarrёs dhe ekzekutiv nё mes tё dy Kuvendeve.
2. Mandati i Kryesisё sё FJALЁS ёshtё katёr (4) vjeҫar.
3. Zgjedhjen e Kryesisё e bёn Kuvendi i FJALЁS.
Neni 18
Pёrbёrja e Kryesisё sё FJALЁS
1. Kryesia e FJALЁS pёrbёhet nga Kryetari i FJALЁS, nёnkryetarёt, tё gjithё Kryetarёt e Degёve.
2. Kryesia e FJALЁS nё pёrbёrjen e saj ka hapёsirё tё merituar pёr gjininё femёrore nё pajtim me kuotёn gjinore.
Neni 19
Kompetencat e Kryesisё
1. Kryesia merr vendime dhe qёndrime politike nё pajtim me Programin dhe Statutin e FJALЁS.
2. Kryesia bashkёrendon strategjinё dhe aktivitetet nё pajtim me Programin dhe Statutin e FJALЁS.
3. Kryesia para ҫdo Kuvendi tё rregullt apo tё jashtёzakonshёm harton rregulloren e punёs.
4. Kryesia mban mbledhje tё rregullta (ҫdo muaj), dhe tё jashtёzakonshme.
5. Kryesia merr vendime pёr pranimin e anёtarёve tё ri tё Kryesiё.
6. Kryesia merr vendime pёr zgjedhjen e kandidatёve pёr Deputet nё Zgjedhjet e Pёrgjithshme nё Republikёn e Kosovёs.
7. Kryesia nё bashkёpunim me Kryesitё e Degёve zgjedhin kandidatёt pёr Kryetar tё Komunave nё Zgjedhjet Lokale nё Republikёn e Kosovёs.
8. Kryesia mer vendime pёr koalicion elektoral nё Zgjedhjet e Pёrgjithshme nё Republikёn e Kosovёs.
9. Kryesia merr vendime pёr zgjedhjen e organeve dhe komisioneve nё pajtim me Programin dhe Statutin e FJALЁS.
10. Kryesia organizon dhe mbёshtet mbarёvajtjen e Kuvendeve Zgjedhore nёpёr Degё .
11. Vendimet e Kryesisё merren me shumicё tё thjeshtё tё votave plus njё votё.
Neni 20
Degёt
1. Dega ёshtё organi kryesor nё nivelin lokal.
2. Mandati i degёs ёshtё katёr (4) vjeҫar.
3. Organet e Degёs janё:
a) Kuvendi i Degёs
b) Kryetari i Degёs
c) Kryesia e Degёs
Neni 21
Kuvendi i Degёs
1. Kuvendi i Degёs ёshtё organi mё i lartё vendimmarrёs i Degёs.
2. Kuvendi i Degёs mblidhet ҫdo katёr (4) vite kur pёrfundon mandatin e tij.
3. Kuvendin e jashtёzakonshёm tё Degёs mund ta thёrret:
a) Kryetari i Degёs
b) Kryesia e Degёs
c) Kryesia qёndrore
4. Kuvendin e Degёs e pёrbёjnё delegatёt nga nёndegёt.
5. Numrin e delegatёve e cakton Kryesia e Degёs me vendim tё veҫantё.
6. Kuvendi i Degёs miraton rendin e ditёs.
7. Kuvendi i Degёs zhvillon punimet nё pajtim me rregulloren e punёs tё miratuar nga Kuvendi Qёndror i FJALЁS.
8. Kuvendi i Degёs zgjedh Kryetarin e Degёs.
9. Kuvendi zgjedh Kryesinё e Degёs.
10. Vendimet e Kuvendit tё Degёs merren me votim tё hapur.
11. Vendimet e Kuvendit janё tё plotfuqishme me shumicё tё thjeshtё tё votave, 50 pёrqind e delegatёve plus njё delegat.
12. Zgjedhja e Kryetarit tё Degёs bёhet me votim tё hapur.
13. Nё rastet kur ka mё shumё se njё kandidat pёr Kryetar, votimi bёhet nё mёnyrё tё fshehtё.
14. Zgjedhja e Kryesisё sё Degёs bёhet me votim tё hapur.
Neni 22
Kryetari i Degёs
1. Kryetari i Degёs ёshtё udhёheqёsi politik i Degёs.
2. Kryetari i Degёs ka rol unifikues dhe pёrfaqёsues.
3. Mandati i Kryetarit tё Degёs ёshtё katёr (4) vjeҫar.
4. Kryetari i Degёs ka tё drejtё tё rizgjedhjes.
5. Kryetari i Degёs udhёheq dhe pёrfaqёson Degёn.
6. Kryetari i Degёs merr vendime dhe qёndrime politike nё pajtim me Programin dhe Statutin e FJALЁS.
7. Kryetari i Degёs bashkёrendon strategjinё dhe aktivitetet nё pajtim me Programin dhe Statutin FJALЁS.
8. Kryetari i Degёs thёrret dhe udhёheq mbledhjet e Kuvendit tё Degёs, Kryesisё sё Degёs dhe nёndegёve tё FJALЁS.
9. Kryetari i Degёs sёbashku me Kryesinё e Degёs marrin vendime pёr themelimin e nёndegёve tё reja.
10.Kryetari i Degёs ёshtё anёtar i Kryesisё Qёndrore tё FJALЁS.
Neni 23
Kryesia e Degёs
1. Kryesinё e Degёs e zgjedh Kuvendi i Degёs.
2. Mandati i Degёs ёshtё katёr (4) vjeҫar.
3. Kryesia e Degёs pёrbёhet nga Kryetari, Nёnkryetarёt dhe anёtarёt tjerё duke respektuar kuotёn gjinore.
4. Kryesia e Degёs ka sё paku trembёdhjet (13) anёtar.
5. Kryesia e Degёs merr vendime dhe qёndrime politike nё pajtim me Programin dhe Statutin e FJALЁS.
6. Kryesia e Degёs merr vendime pёr zgjedhjen e kandidatёve pёr Asamble Komunale nё Zgjedhjet lokale nё Republikёn e Kosovёs.
7. Kryesia e Degёs merr vendime pёr koalicion elektoral nё Zgjedhjet Lokale nё Republikёn e Kosovёs.
8. Kryesia e Degёs bashkёrendon strategjinё dhe aktivitetet nё pajtim me Programin dhe Statutin e FJALЁS.
9. Kryesia e Degёs mban mbledhje tё rregullta (ҫdo muaj) dhe tё jashtёzakonshme.
10. Kryesia e Degёs merr vendime pёr zgjedhjen e anёtarёve tё ri tё Kryesisё.
11. Kryesia merr vendime pёr themelimin e nёndegёve tё reja.
12. Vendimet e Kryesisё sё Degёs merren me shumicё tё thjeshtё tё votave plus njё votё.
Neni 24
Nёndegёt
1. Nёndega ёshtё organi mё i vogёl lokal i FJALЁS.
2. Nёndega pёrbёhet nga : Kuvendi, Kryetari dhe Kryesia e Nёndegёs.
3. Nёndega ka mandat katёr (4) vjeҫar.
4.Kuvendi zgjedh Kryetarin dhe Kryesinё e Nёndegёs.
5.Nёndega ka sё paku 7 anёtar tё Kryesisё sё Nёdegёs.
6.Kryetari i Nёndegёs ёshtё anёtar i Kryesisё sё Degёs.
7.Nёndega zhvillon aktivitete nё pajtim me Programin dhe Statutin e FJALЁS.
Neni 25
Komisioni Statutar
1.Komisioni Statutar ёshtё organ i themeluar nga Kryesia e FJALЁS.
2.Komisioni Statutar pёrbёhet nga Kryetari dhe gjashtё (6) anёtar.
3.Komisioni Statutar ka mandat katёr (4) vjeҫar,
4.Komisioni Statutar ka kёto kompetenca:
a) Interpreton Statutin e FJALЁS
b) Me kёrkesё tё Kryesisё inicon plotёsimndryshimin e Statutit tё FJALЁS.
c) Harmonizon vendimet e FJALЁS me Statutin e saj
Neni 26
Komisioni Financiar
1.Komisioni Financiar ёshtё organ i themeluar nga Kryesia e FJALЁS.
2.Komisioni Financiar pёrbёhet nga Kryetari dhe katёr (4) anёtar.
3.Komisioni Financiar ka mandat katёr (4) vjeҫar.
4.Komisioni Financiar ka kёto kompetenca:
a) Kontrollon tё gjitha ҫёshtjet financiare.
b) Ofron transparencё pёr tё gjithё anёtarёt e FJALЁS.
Neni 27
Financimi i FJALЁS
FJALA financohet nga:
a) Anёtarёsia e FJALЁS.
b) Donacionet nga pёrsonat fizik dhe juridik.
Donacionet dhe ҫёshtjet tjera financiare janё transparente pёr tё gjithё anёtarёt e FJALЁS.
Nё rast tё pushimit apo shpёrbёrjes sё FJALЁS, sё pari do tё pёrmbushen tё gjitha detyrimet eventuale dhe mjetet e mbetura eventuale do tё iu kthehen donatorёve .
Neni 28
Hyrja nё fuqi
Ky Statut hyn nё fuqi ditёn e miratimit nga Kuvendi i FJALЁS.
www.partiafjala.com