E enjte, Dhjetor 5Zgjedhjet e reja me 9 shkurt 2025 / FJALA do garoj e vetme në zgjedhje

Çakmaku: PROJEKTLIGJI PËR SHËNDET RIPRODHUES DHE FERTILIZIM TË ASISTUAR

01

PROJEKTLIGJI PËR SHËNDET RIPRODHUES DHE FERTILIZIM TË ASISTUAR
Shkruan: Avni Çakmaku

Një pyetje që lind natyrshëm me kalimin e këtij projekt ligji në komisionin parlamentarë është se Kush është i interesuar që më në fund shqiptarëve tu hiqet mundësia e përcjelljës të gjenit shqiptarë i cili do ta ipte mundësin që në aspektin edhe shkencorë ta dëshmoi edhe rrjedhën historike dhe lashtësin e popullit përmes identifikimit të kromozomit Y.

Pas një odisejade të cenimit të gjithë vlerave kombtare qofshin në rrafshin kulturorë, ekonomik, social, religjioz, tash po cenohet edhe aspekti biologjik i shqiptarëve që në një të ardhme jo aq të largët ne nuk do të mund të identifikohemi si pasardhës të një trungu të lashtë autokton të këtyre trevave në të cilat thirremi në të drejtën historike se na përket.

Segment tjetër që është me fatalitet të plotë, familjës si kategori kushtetuse edhe ligjore po i jepë kahje tjetër dhe po hapen rrugë të shumta që ky institucion, bërthamë e çdo shoqërie të degjenerohet që sipas gjitha rrjedhave edhe është synim kryesorë i armiqve tanë që kombi jonë ta humbë bërthamën që është familja dhe ta humbë rrjedhën natyrore e cila do të mund të dëshmohej shkenctarishtë.
Kjo tendencë po hasë në kundërshtim të madhë në popull i cili e ka pas të shenjtë familjën dhe trashigimin e identitetit kombtarë i cili sot dëshmohet se e ka rrjedhën prej pellazgëve tek ilirët dhe në fundë duke dëshmu rrjedhën e pa shkëputur në të gjitha etapat të zhvillimit të kombit shqiptarë.

Pse ky kundërshtim. Dikush do të na akuzoi se ne po dëshirojmë që ta privojmë një person ta përjetoi ndjesin e të qenurit prind duke mos qenë i kushtëzuar për një mardhënje me një partner për të cilin individi nuk ndien nevoi që ta ketë. Dhe shkenca na ka treguar se pse ne nuk duhet kaq lehtë ta dhëmë këtë mundësi sepse ka mundësi që në të ardhmen të kemi mardhënje icesi mu për shkak të mosdijës se kush është donatori, rritja e një fëmije pa të dy prindërit ka treguar se stabiliteti psiqik i atyre fëmijëve është shumë i cenueshëm, rrefuzimi nga rrethi, dhe prej më të randësishmëve keqpërdorimi i kësaj të drejte të dhënë ligjore për kërkesa që janë aktuale për sa i përket rregullimit ligjorë se çka nënkupton familja, si duhet rregulluar trashigimija, kush ka më shumë të drejtë dhe shumë problematika tjera që paraqet hapjen e kutis së pandorës.
Sikurse kodi civil përmes të cilit u munduan që ta trafikojnë një bombë që do ti minonte themelet e shoqëris edhe ky projektligj në esencë paraqet atak të drejt përdrejtë në themelet e shoqërisë.

I ftoi deputetët e Parlamentit të Kosovës ta refuzojnë këtë projektligj duke i pasë parasyshë të gjitha pasojat që mund të lindin nga miratimi i tij.