E enjte, Dhjetor 5Zgjedhjet e reja me 9 shkurt 2025 / FJALA do garoj e vetme në zgjedhje

Historiku i FJALЁS

HISTORIKU I I FJALЁS

Kush është Partia FJALA

Partia FJALA me 12 Maj të vitit 2015 ka aplikuar për regjistrim në Zyren për Regjistrim të Partive Politike dhe Ҫertifikim, dhe pasi qe ka plotësuar të gjitha kushtet dhe kërkesat e kërkuara nga Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Ҫertifikim, me 12 Qershor te vitit 2015 Komisioni Qendror Zgjedhor merr vendim për Regjistrimin e Partisë Politike FJALA.

FJALA është partia e djathtë konservatore, e themeluar nga 6 themelues.

FJALA ka tri domëthënje
1.FJALA është emer shqip “FJALA”,
2.FJALA simbolizon cilësin e popullit tonë, populli jonë në gjitha trevat është i njohur si popull i Fjalës dhe
3.Ne do të qëndrojm pas Fjalës do ta mbajmë Fjalën dhe do të jemi besnik për popullin, do të punojm për popull dhe jo për veti.

Themelimi i Partisë FJALA lindi si ide e një grupi të intelektualëve dhe profesionistëve si rezultat i gjendjës jo të mirë aktuale qe egziston në vendin tonë, pra në Republikën e Kosovës.

Partia FJALA parim kryesor e ka interesin e përgjithshëm të qytetarëve të Republikes së Kosovës, e jo interesin personal.

Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë:
1.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit
2.Zhvillimi ekonomik i vendit.

Partia FJALA ka pёr qёllim zhvillimin e Kosovёs nё shtet tё fuqishёm ekonomik ku sundon drejtёsia, rendi dhe ligji, shtet tё drejtё dhe tё barabartё, tё sigurtё dhe me perspektivё pёr tё gjithё qytetarёt e Republikёs sё Kosovёs, ku respektohen liritё dhe tё drejtat e njeriut, ku respektohen liria e shprehjes dhe e mendimeve.

Partia FJALA ka arritur që brenda një periudhe të shkurtër kohore të themeloj degët në shumicën e Komunave të Kosovës.

Ky organizim i themelimit te degëve në shumicën e Komunave të Kosovës, është tregues i qartë se qytetarët e kanë mirëpritur këtë iniciativë te re politike.

Partia FJALA është Parti Politike e hapur për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim feje, kombi, ngjyre dhe gjuhe, të cilët janë të gatshëm të punojnë për popullin e Kosovës, për shtetin e Kosovës dhe jo për interesa përsonale.

FJALA me 13 Shtator ka mbajtur Kuvendin e pare të saj zgjedhor ku Kryetar është zgjedhur Dr.Gëzim Kelmendi deputet në Kuvendin e Kosovës.

Përpos deputetit Gëzim Kelmendi i cili është deputet në Kuvendin e Kosovës, FJALA ka edhe dy asambleista Komunal afër vetit, magjistrin e shkencave Vehbi Berisha që është asambleist në Kuvendin Komunal të Drenasit dhe historianin Berat Dajakun në Kuvendin Komunal të Skenderajit.

Kush është Partia FJALA