E mërkurë, Tetor 9Zgjedhjet e reja me 9 shkurt 2025 / FJALA do garoj e vetme në zgjedhje

Dega

DEGA

Dega ёshtё organi kryesor nё nivelin lokal.
Mandati i degёs ёshtё katёr vjeҫar.
Organet e Degёs janё:
a) Kuvendi i Degёs, b) Kryetari i Degёs, c) Kryesia e Degёs

Kuvendi i Degёs

1. Kuvendi i Degёs ёshtё organi mё i lartё vendimmarrёs i Degёs.
2. Kuvendi i Degёs mblidhet ҫdo katёr (4) vite kur pёrfundon mandatin e tij.
3. Kuvendin e jashtёzakonshёm tё Degёs mund ta thёrret:
a) Kryetari i Degёs
b) Kryesia e Degёs
c) Kryesia qёndrore
4. Kuvendin e Degёs e pёrbёjnё delegatёt nga nёndegёt.
5. Numrin e delegatёve e cakton Kryesia e Degёs me vendim tё veҫantё.
6. Kuvendi i Degёs miraton rendin e ditёs.
7. Kuvendi i Degёs zhvillon punimet nё pajtim me rregulloren e punёs tё miratuar nga Kuvendi Qёndror i FJALЁS.
8. Kuvendi i Degёs zgjedh Kryetarin e Degёs.
9. Kuvendi zgjedh Kryesinё e Degёs.
10. Vendimet e Kuvendit tё Degёs merren me votim tё hapur.
11. Vendimet e Kuvendit janё tё plotfuqishme me shumicё tё thjeshtё tё votave, 50 pёrqind e delegatёve plus njё delegat.
12. Zgjedhja e Kryetarit tё Degёs bёhet me votim tё hapur.
13. Nё rastet kur ka mё shumё se njё kandidat pёr Kryetar, votimi bёhet nё mёnyrё tё fshehtё.
14. Zgjedhja e Kryesisё sё Degёs bёhet me votim tё hapur.

Kryetari i Degёs

1. Kryetari i Degёs ёshtё udhёheqёsi politik i Degёs.
2. Kryetari i Degёs ka rol unifikues dhe pёrfaqёsues.
3. Mandati i Kryetarit tё Degёs ёshtё katёr (4) vjeҫar.
4. Kryetari i Degёs ka tё drejtё tё rizgjedhjes.
5. Kryetari i Degёs udhёheq dhe pёrfaqёson Degёn.
6. Kryetari i Degёs merr vendime dhe qёndrime politike nё pajtim me Programin dhe Statutin e FJALЁS.
7. Kryetari i Degёs bashkёrendon strategjinё dhe aktivitetet nё pajtim me Programin dhe Statutin FJALЁS.
8. Kryetari i Degёs thёrret dhe udhёheq mbledhjet e Kuvendit tё Degёs, Kryesisё sё Degёs dhe nёndegёve tё FJALЁS.
9. Kryetari i Degёs sёbashku me Kryesinё e Degёs marrin vendime pёr themelimin e nёndegёve tё reja.
10.Kryetari i Degёs ёshtё anёtar i Kryesisё Qёndrore tё FJALЁS.

Kryesia e Degёs

1. Kryesinё e Degёs e zgjedh Kuvendi i Degёs.
2. Mandati i Degёs ёshtё katёr (4) vjeҫar.
3. Kryesia e Degёs pёrbёhet nga Kryetari, Nёnkryetarёt dhe anёtarёt tjerё duke respektuar kuotёn gjinore.
4. Kryesia e Degёs ka sё paku trembёdhjet (13) anёtar.
5. Kryesia e Degёs merr vendime dhe qёndrime politike nё pajtim me Programin dhe Statutin e FJALЁS.
6. Kryesia e Degёs merr vendime pёr zgjedhjen e kandidatёve pёr Asamble Komunale nё Zgjedhjet lokale nё Republikёn e Kosovёs.
7. Kryesia e Degёs merr vendime pёr koalicion elektoral nё Zgjedhjet Lokale nё Republikёn e Kosovёs.
8. Kryesia e Degёs bashkёrendon strategjinё dhe aktivitetet nё pajtim me Programin dhe Statutin e FJALЁS.
9. Kryesia e Degёs mban mbledhje tё rregullta (ҫdo muaj) dhe tё jashtёzakonshme.
10. Kryesia e Degёs merr vendime pёr zgjedhjen e anёtarёve tё ri tё Kryesisё.
11. Kryesia merr vendime pёr themelimin e nёndegёve tё reja.
12. Vendimet e Kryesisё sё Degёs merren me shumicё tё thjeshtё tё votave plus njё votё.