E premte, Prill 26Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Çakmaku: Marrëveshja Franko – Gjermane dhe pozicionimi i qeveris së Kosovës karshi këtij dokumenti

Avni Çakmaku
Çakmaku: Marrëveshja Franko – Gjermane dhe pozicionimi i qeveris së Kosovës karshi këtij dokumenti

Shkuan: MSc.Avni Çakmaku

Qytetarët nderuar të Kosovës jemi para një momenti i cili definitivishtë do të përcaktoi të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës ose si shtet ose si surrogat shtetërorë i cili as në kuptimin formal as legal Kosova nuk do të jetë shtet funksional në tërë territorin e sajë.
Nëse e lexojmë me kujdes dokumentin, është shumë i balancuar në kuptimin e asaj se secila palë mund ta prezantoi vetën si fituese dhe jam i bindur se qeveria Kurti do të fokusohen veçanërisht në nenet 6 dhe 7, ku kinse epet mundësia që marrëveshja për asociacion e cila është miratuar në vitin 2013 dhe e përmbyllur me 2015 dokument i cili është miratuar edhe nga parlamenti i Kosovës mund të negociohet duke e anashkaluar nenin 10 i cili i obligon në implementimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura paraprakisht.

Në dokument shihet se Serbia de fakto por jo de jure e ka pranuar shtetin e Kosovës dhe kjo ka qenë e pritshme mu për faktin e investimit kapital të perëndimit në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës gjatë shpërbërjes së strukturës shtetërore të Jugosllavisë ku ne ishim element konstituiv i definuar edhe me kushtetutë edhe me territor. Mos pranimi de jure i këtij dokumenti me vendosjen e nënshkrimit, dhe për shkak të përvojës të cilën e kemi me implementimin e marrëveshjeve të arritura me Serbin kjo paraqet problemin kryesorë në raportet Kosovë-Serbi. Pra përmbajtja e këtij dokumenti jo se është meritë e aftësisë negociuese të qeveris Kurti e cila prej fillimit me dy këmbë i ka shkel të gjitha parimet e proklamuara përgjatë rrugëtimit të saj politik deri në marrjen e pushtetit. Të gjithë i kemi parasysh parullat, JO NEGOCIATA, pastaj JO NEGOCIATA pa njohje reciproke, JO NEGOCIATA pa kërkim faljeje e shumë parulla të ngjashme ku pas ardhjes në pushtet të gjitha këto parakushte u shkelën pa pik turpi dhe ky është ai elementi krucial i cili na bënë të kemi dyshime të mëdha në qëndrimin shtetëror të Kosovës, qeveris Kurti, karshi një marrëveshje e cila nuk do të binte në pikëpyetje funksionalitetin shtetëror të Kosovës në tërë territorin e sajë për shkak të qëndrimit parimorë të organeve shtetërore karshi interesave të sajë.

Nëse një herë rren më asnjëherë nuk ke kredibilitet të të besuarit që edhe në këtë rast po shihet mu nga tendenca e kamuflimit të domosdoshmërisë së implementimit të marrëveshjes së asociacionit e cila nuk përmendet specifikisht por neni 10 e prezanton eksplicikisht.
E di se do të ketë prononcime varësisht preferencave politike të cilat nuk do të varen shumë nga përmbajtja e dokumentit, prapë po themi se është i balancuar nga pala ndërmjetësuese mu për shkak të interesave të të dyja palëve që prezantimi të bëhet në formën e cila i përshtatet secilës palë duke mos e vu në pikëpyetje përkrahjen të cilën duhet pasur këto qeveri që duhet përmbyllur procesin dhe vendosjen e kornizave funksionuese në bazë të kësaj marrëveshjeje.

Ne ftojmë të gjithë qytetarët dhe të gjithë ata që vendosin në emër të qytetarëve ta kenë parasysh mundësin e refuzimit të kësaj marrëveshjeje ashtu siç është refuzuar me 2015 nga ana e qytetarëve dhe deputetëve opozitarë e të cilët sot me shumicë absolute i përkasin pozitës nëse kjo qeveri miraton asociacionin të cilin gjykata kushtetuese e ka shpallë se nuk është në frymën e kushtetutës.
Kërkojmë si parti që të ketë një qytetari aktive dhe vigjilente sepse tek e fundit qytetarët do të jenë ata të cilët do ti bartin pasojat e një marrëveshjeje e cila do ta defunksionalizoi shtetin tonë, e cila prapë do ti vë në ballafaqim me bandat shtetërore të Serbisë të cilat do të instalohen legalisht përmes kësaj marrëveshjeje dhe të cilave shteti i Kosovës nuk do të mund ti kundërvihet për shkak të bazës ligjore e cila derivon nga kjo marrëveshje.

Ky skepticizëm i prezantuar nuk është produkt i ndonjë urrejtjeje apo xhelozie për pushtet por për shkak të një qasjeje pragmatike dhe vlerësimi real i pozicionimit politik që e kemi që interesi qytetarë dhe shtetërorë të jetë parësorë dhe nga analiza pragmatike e rrugëtimit politik të strukturës e cila sot e qeveris shtetin e Kosovën duke shfrytëzuar shumë herë parulla populiste e që popullizmi i atyre qëndrimeve po dëshmohet tash pas ardhjes së tyre në pushtet.

Avni Çakmaku
Masgjistër i Sociologjisë
Anëtar i kryesisë së Partisë FJALA