E enjte, Dhjetor 5Zgjedhjet e reja me 9 shkurt 2025 / FJALA do garoj e vetme në zgjedhje

Çakmaku: Qeveria zgjidhet për të qeverisë në të mirë të qytetarëve, në momentin që ajo nuk e kryen detyrën duhet liruar rrugën

Avni
Opinion: Qeveria zgjidhet për të qeverisë në të mirë të qytetarëve, në momentin që ajo nuk e kryen detyrën duhet liruar rrugën

Shkruan: MSc.Avni Çakmaku

Të nderuar qytetarë të Kosovës
Trajektorja e jetës tonë socio-ekonomike e ka filluar një stampedo drejt humnerës me të gjitha pasojat të cilat lindin nga kjo ramje, nga e cila ramje po duket se qeveria e ka humbë mundësin e adoptimit dhe të dhënies së mundësisë të ndërmarrjes së ndonjë veprimi i cili do të amortizonte sado pakë pasojat. Duhet detyrimisht të vendoset një bajpas përndryshe ma nuk do të ketë mundësi riparimi dhe qeveria po duket se është e vetëdijshme për gjendjen në të cilën jemi dhe në paaftësi të veprimit po duket se ajo do të shfrytëzoi shantazhimin me mundësin e një konflikti të armatosur sepse vetëm perceptimi i mundësisë së konfliktit, njerëzit i bënë ta pranojnë edhe këtë gjendje pa vepruar në kuptimin e kërkesave, ose përmirësim, ose ndryshim pushteti për të cilat kërkesa, qeveria Kurti nuk është e gatshme të përballet dhe sipas parametrave ekzistues do të mbizotëroi opsioni i shantazhimit të qytetarëve të Kosovës me mundësin e konfliktit të armatosur që i përgjigjet periudhës 1990-1998 ku përkundër një gjendje katastrofike në të cilën gjendej popullata u kërkonte ruajtja e qetësisë në emër të mundësisë së një konflikti i cili do të ishte shumë më i dëmshëm sesa gjendja në të cilën gjendej popullata.

Kriza globale e cila shumë shpejtë po duket ti arrijë përmasat e një kolapsi total fiskal ku sistemi financiar i njohur deri tani po shkatërrohet para syve tanë sikur të ishte një shtëpi prej letrash dhe qeveria po duket se nuk e ka as idenë më të vogël se si të përballet me këtë gjendje.
Investimet kapitale tash ma janë reduktuar për mos të thënë janë ndal plotësisht.
Rezervat buxhetore të cilat qeveria i proklamon aq shpesh dhe me mburrje së shpejti do të jenë të pavlerë.
Investimet e jashtme edhe ashtu të pakta tash do të ndalen plotësisht.

Mjetet e privatizimit të cilat në masë të madhe janë shpenzuar nga i ashtuquajtur bordi i AKP-ës dhe kur kësaj ja shtojmë edhe gjitha këto probleme të cekura më lartë del që nga i gjithë procesi i privatizimit Kosova dhe qytetarët të saj kanë zero përfitim.
I njëjti fat po duket do ta përcjell edhe trustin pensional të cilin për shkak të keq menaxhimit dhe paaftësisë qeverisëse për ta mundësuar që në aspektin e organizativ të jetë i rregulluar qeveria ende nuk po e zgjedhë bordin e Trustit dhe në pamundësinë ligjore që dikush të ketë autoritet ligjore për menaxhimin e atyre mjeteve ato po duket se po tjetërsohen për shkak se subjektet financiare me të cilat Trusti pensional ka mardhanie, po kolapsohen.

Mbikëqyrja në mbrojtjen e konsumatorit nga abuzimi me çmime të produkteve veçanërisht atyre ushqimore, mos financimi i mjaftueshëm që bujqësia të jetë promotorë i mbijetesës në këto rrethana ku do të sigurohej një shportë elementare me një kosto të përballueshme e bënë edhe më tragjike gjendjen.

Albin Kurti ose reflekto ose ik.

Oratoria me të cilën e ke hipnotizuar qytetarin nuk mjafton më, nëse mendon që të mbetesh në histori siç thotë Shkëlzen Gashi, si qeveritarë, mos jeto në fantazi se do të mjafton vetëm negocimi me Serbin. Qeverisja nënkupton shumë ma tepër dhe ti në të gjitha segmentet tjera je vetëm duke krijuar mjerim, pa perspektiv, dhe humbje të çdo ndjenje që Kosova dhe qeveria e saj të llogariten si të saja.
Qytetarë të Kosovës qeveria zgjidhet për të qeveris në të mirë të qytetarëve, në momentin që ajo nuk e kryen detyrën për çka është zgjedhë ne duhet vepruar sepse në instancë të fundit ne jemi gardian edhe të shtetit edhe të vetës tonë prandaj duhet që të jemi proaktiv dhe mos të lejojmë që vetëm të jemi bartës e asnjëherë përcaktues.

Avni Çakmaku
Magjistër i Sociologjisë
Anëtar i kryesisë së Partisë FJALA