E enjte, Dhjetor 5Zgjedhjet e reja me 9 shkurt 2025 / FJALA do garoj e vetme në zgjedhje

Kuvendi i II-të zgjedhor i Partisë FJALA 04.09.2019

Kuvendi i II-të i Partisë FJALA 04.09.2019

Partia FJALA sot ka mbajtur Kuvendin e II-të Zgjedhor.
Kuvendi i hapi punimet Zgjedhore në sallën e Hotel Sirus në Prishtinë me date 04 .09.2019
Në Kuvend ishin të pranishem 92 delegatë nga komunat e ndryshme të Kosovës.

Kuvendin e hapi njëri anëtari I kryesisë së Partisë FJALA MSc.Avni Çakmaku, i cili ishte edhe udhëheqës i punimeve të Kuvendit, i cili konstatoi se në Kuvend janë të pranishem 92 delegatë, numer ky i cili mundëson vijimin e punimeve.

Më pas fjalën e morri anëtari tjetër i Partisë FJALA MSc.Bedri Bytyçi i cili foli për historikun e shkurt të Partisë FJALA nga themelimi deri më tani, si dhe për programin e Partisë FJALA.

Pas përfundimit të diskutimeve, Kuvendin e hapi udhëheqësi i punimeve të Kuvendit MSc.Avni Çakmaku i cili i ftoj delegatët që me votim të hapur të votojnë pikat e rendit të ditës :
1. Miratimi i Rregullores së Punës së Kuvendit Zgjedhor të Partisë FJALA
2. Zgjedhja e Grupeve punuese
– Komisioni Zgjedhor
– Komisioni Verifikues
3. Zgjedhja e Kryetarit të Partisë FJALA
4. Zgjedhja e Kryesisë së Partisë FJALA
5. Miratimi i Statutit të Partisë FJALA
6. Miratimi i Programit të Partisë FJALA

Në bazë të pikave të rendit të ditës, MSc.Avni Çakmaku ftoj delegatët të votojnë grupet punuese :

Komisionin zgjedhor :
Kryetar : Berat Dajaku, Anëtarët : Avni Çakmaku dhe Musa Halili,

Komisioni Verifikues :
Kryetar : Nderim Sejdiu, Anëtarët : Xhevdet Maloku dhe Kastriot Fetahu.

Si proces mbajtës Rinor Kelmendi.

Kryetari i komisionit Zgjedhor Berat Dajaku kërkoi nga Kryetari i komisionit verifikues Nderim Sejdiu të tregoj për prezencën e delegatëve në Kuvend.

Kryetari i komisionit verifikues Nderim Sejdiu njoftoi se në Kuvend janë prezent 92 delegatë.

Kryetari i komisionit Zgjedhor Berat Dajaku në bazë të pikave të rendit të ditës të zgjedhja e kryetarit të Partisë FJALA, njoftoi delegatët se komisioni zgjedhor ka marr me shkrim vetëm një kandidatur dhe atë të Gëzim Kelmendit, deputet të Kuvendit të Kosovës dhe njeri ndër themeluesit e Partisë FJALA.

Berat Dajaku në emër të Komisionit zgjedhor kërkoi nga delegatët e pranishem në Kuvend që të propozojnë nese kanë edhe ndonjë kandidat tjetër për kryetar të Partisë FJALA.

Pasi qe delegatët nuk propozuan kandidat tjetër për kryetar të Partisë FJALA, Kuvendi vazhdoi punimet me kandidaturen e Gëzim Kelmendit ku së pari u lexua biografia e kandidatit nga Kryetari i komisionit Berat Dajaku.

Me pas Kuvendi me votim të hapur me të gjitha vota pro dhe asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim zgjedhi për Kryetar të Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendin.

Pas zgjedhjës së Kryetarit Kuvendi vazhdoi punimet me pikat e tjera të rendit të ditës ku me me votim të hapur u votuan :
1. Zgjedhja e Kryesisë së Partisë FJALA
2. Miratimi i Statutit të Partisë FJALA
3. Miratimi i Programit të Partisë FJALA

Partia FJALA,
Prishtinë, 04.09.2019