Kamberi: TA SHIQOJMË TË ARDHMEN ME SYTË E ZEMRËS
TA SHIQOJMË TË ARDHMEN ME SYTË E ZEMRËS
Autor: Qebir Kamberi
Sot, Dr.Gëzim Kelmendi përfaqëson një figurë shumë të njohur, me përvojë të mirëfilltë në skenën politike dhe shoqërinë e Kosovës.
Doktori sot konsiderohet nga shumë qytetarë si kandidat i shkëlqyer për kryeministër të Kosovës, si nga aspekti profesional dhe moral, ashtu edhe si njeri me profil shembullor dhe karakter të lartë në mesin e shoqërisë kosovare.
Unë e njoh, por e njihni edhe ju doktorin e nderuar, që nga koha kur ai ishte zgjedhur deputet i popullit. Zëri i tij kurrë nuk pushoi së mbrojturi me dinjitet dhe përkushtim atë që i kishte premtuar elektoratit të vet. Ai doli faqebardhë, sepse kurrë nuk iu nënshtrua “bossave” të tij kur ishte në pyetje interesi i popullit dhe premtimet që ki




