E diel, Tetor 26Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Dr.Florik Haxhikadrija- ” Dështoj edhe një puç”

FJALA - Gjakovë

Lajmi i fundit !
” Dështoj edhe një puç”

Reagim: Dr.Florik Haxhikadrija (Veteran i UÇK-së)
Kryetar i Partisë FJALA – Dega në Gjakovë

Mbrëmë në emisionin “Rubikon” dështoj edhe një puç tjetër, i organizuar dhe orkestruar nga moderatori i këtij emisioni Adriatik Kelmendi (që po e përsonifikoj në mënyrë figurative sikur “Fetullah Gyleni”), ku të ftuarit e tij ishin dy ekspertë të sigurisë (si “Gjeneralët” e tij), Dardan Gashi (si “Tankist”, ku detyra e tij ishte të bombardonte) dhe Dr.Gëzim Kelmendi (si “Erdogani”).

Pse dështoj puçi?
Puçi dështoj sepse të dy ekspertët “Gjeneralët” nuk i kryen detyrat e tyre si duhet, e poashtu edhe “Tankistit” i kishte dal afati i predhës së tij dhe në vend që të bombardonte shënjestrën, i pelciti atij vet, e kjo hiq më pak se 32 milion euro, kështu që organizatori u detyrua që të ja ndal zërin Dr.Gëzim Kelmendit dhe i tha që të del përjashta, ashtu si e bëri “Fetullah Gyleni”qe e morri Televisionin shtetëror “TRT” dhe e përhapën lajmin që Erdogani po kërkon azil herë në Berlin, e herë në Londër, e Romë.

Atëherë moderatori i emisionit – “organizatori” me të përfunduar emisioni, shkruajti në profilin e tij të Facebook-it se deri më tani nuk kam dështuar por kësaj here PO, ashtu si të gjitha puçet që kanë qenë të sukseshme në Turqi deri me tani por kësaj here JO.

Poashtu pastaj edhe Dr.Gëzim Kelmendi në profilin e tij e sqaroj se ky ishte nje puç i organizuar nga moderatori i ” Rubikonit ” dhe dështoj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.