Partia FJALA: Dënojmë sulmin terrorist në Stamboll
Dënojmë fuqishëm sulmin terrorist që ndodhi pasmesnatës në Stamboll,në një klub të natës ku deri më tani raportohet për 39 të vdekur.
Ata që organizuan këtë sulm terrorist, duhet ta marrin goditjen e merituar.
Terrorizmi dhe terroristët nuk njohin fe, komb, racë dhe vend.
Terroristët janë e keqja e njerëzimit.
Njëherit shprehim ngushëllimet më të sinqerta për popullin turk dhe popujt e tjerë pasi që një pjesë e viktimave ishin shtetas të huaj.
Inkurajojmë Presidentin Erdogan dhe Qeverinë e Republikës së Turqisë në luftën kundër terrorizmit.
Partia FJALA,
Prishtinë, 01.01.2017
