E shtunë, Tetor 25Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Partia FJALA: Dënojmë sulmin terrorist në xhami në Kanada

FJALA Llogo 01
Partia FJALA: Dënojmë sulmin terrorist në xhami në Kanada

Sulmi terrorist në një xhami në Quebec City të Kanadasë, është dëshmi e qartë se terrorizmi nuk njeh fe, komb, ngjyrë dhe as shtet. Terroristët dhe terrorizmi duhet të marrin goditjen e duhur.

Dënojmë fuqishëm këtë akt terrorist.

Kryeministrit kanadez Justin Trudeau dhe popullit kanadez ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta për viktimat e këtij sulmi terrorist, ndërsa të lënduarve ju dëshirojmë shërim sa më të shpejtë.

Partia FJALA,
Prishtinë, 30.01.2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.