
Maloku: Krenar me iniciatorin e parë të luftës Zahir Pajaziti
Prishtinë, 31.01.2017
Kryetari i Partisë FJALA – Dega në Podujevë magjistri Xhevdet Maloku çmon lartë luftën e heroit Zahir Pajaziti.
Tutje Maloku thotë se Komandanti ynë tani është aty ku i ka takuar atij.
Krenar me të, me iniciatorin e parë të luftës çlirimtare në Kosovë.
Zahiri ky trim i pa përseritshëm, i cili ishte i pari që kundershtoj regjimit serb si në rajonin e Llapit dhe me gjërë, nuk u frikësua dhe asnjëherë nuk pranoj të u bindet urdherave të serbëve të cilët provuan në menyra të ndryshme ta ndalnin këtë trim.
Zahir, Hakif dhe Edmond do iu kujtojmë përherë.
Edhe unë sot si çdo qytetarë i Kosovës isha aty ku u rivarros heroi Zahir Pajaziti, isha bashkë me Kryetarin e Partisë FJALA dhe Deputetin Gëzim Kelmendin dhe anëtarë tjerë të Partisë FJALA.
Me respekt,
Kryetari i Partisë FJALA – Podujevë,
Magjistër i ekonomisë,
Xhevdet Maloku.