
Dr.Gëzim Kelmendi: Zgjedhjet, zgjidhja e vetme momentale | Intervista për portalin Indeksonline
Prishtinë, 17.02.2017
Kosova feston sot 9 vjetorin e shtetëisë. Vendi vazhdon të përballet me kriza dhe me çështje ende të pazgjidhura.
Për këtë, deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi ka varg kritikash për pushtetin. Organizimin e menjëherëshëm të zgjedhjeve Kelmendi e sheh si mundësi ideale pasi që sipas tij premtimet e qeverisë nuk janë realizuar.
“Mungesa e sundimit të ligjit, shkalla e lartë e krimit të organizuar dhe e korrupsionit, ekonomia e vendit dhe përspektiva e të rinjëve e rrënuar, degradimi dhe shkatërrimi i arsimit, mosthemelimi i ushtrisë janë disa nga dobësitë e këtij pushteti.
Po ashtu pamundësia e lëvizjes së qytetarëve pa viza, janë tregues të qartë se pushteti i këtyre viteve ka punuar për interesa përsonale dhe jo për interesin e popullit dhe shtetit të Kosovës.
Unë shpresoj që së shpejti të kemi zgjedhje në vendin tonë, ngase asnjëri nga premtimet e Qeverisë nuk është realizuar, dhe gjendja në shumë fusha është përkeqësuar”, ka thënë Kelmendi për Indeksonline./Indeksonline/Shkruan:Ardian Beka/