Çakorri është Kosovë!
Shkruan: Hamit Gashi
Prishtinë, 05.03.2017
Ne si subjekt politik, Partia FJALA, kontributin tonë për mos ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi (verzionin aktual) do t’a japim përmes Kryetarit tonë, deputetit Dr.Gëzim Kelmendi duke votuar KUNDËR sikurse herën e parë dhe saherë që do të jetë nevoja për t’a mbrojtë tokën e shqiptarëve dhe interesat e popullit tonë.
Dr.Gëzim Kelmendi është i pari që e ka ngritë temën e demarkacionit për diskutim në legjislativin e Republikës, nuk ishte ndër të parët që foli për këtë temë por ishte i PARI. Prandaj duke marrë parasysh pasojat që mundet t’i ketë ky ratifikim i demarkacionit ne do jemi aty për t’a mbrojtë tokën e Kosovës përmes rrugëve institucionale që na besuan qytetarët, përmes organit me të lartë vendimarrës do e kundërshtojmë me armën me të fortë, pra me votë.
Ani pse aktualisht jemi të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës me vetëm një deputet kjo nuk e zbehë aspak kontributin e Partisë FJALA në këtë proces mjaft të ndjeshëm për qytetarët e Kosovës. Rruga me e drejtë për kundërshtimin e këtij procesi është përmes rrugëve institucionale pasiqë ndonjë eskalim i situatës për shkak të demarkacionit do ishte i mirëseardhur për koalicionin qeverisës aktual.
Ne i besojmë ekspertëve të gjeografisë, ne i besojmë banorëve të cilët prekën nga ky demarkim i kufinjëve, përvojave të tyre përsonale, jetës se tyre të kaluar nëpër at tokë të Kosovës të cilën e mbrojtën edhe me gjak.
Çakorri është Kosovë! Dhe ne si subjekt politik do e mbrojmë përmes Kuvendit me armën me të fortë, me VOTË, dhe nuk do lejojmë faljen e kësaj toke shqiptare!
Hamit Gashi – Anëtar i Kryesisë Qendrore në Partinë FJALA.
