E enjte, Nëntor 6Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Partia FJALA : Për Demarkacionin përgjegjës ish MPB dhe ish udhëheqja Komunale e Pejës

FJALA

Partia FJALA : Për Demarkacionin përgjegjës ish MPB dhe ish udhëheqja Komunale e Pejës

Lidhur me procesin e demarkacionit në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, Partia FJALA deklaron se përgjegjësia kryesore bie mbi institucionet e Republikës së Kosovës si në nivelin qëndror ashtu edhe në nivelin lokal nga mandati i kaluar.

Përndryshe lidhur me demarkacionin në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, Kryetari i Partisë FJALA, njëherit Deputet në Kuvendin e Kosovës, Gëzim Kelmendi ka reaguar në Kuvendin e Kosovës para 4 viteve, konkretisht në seancën e mbajtur me datë 25.03.2011.

Ja dhe linku i Kuvendit të Kosovës ku mund të gjeni fjalimin e deputetit Gëzim Kelmendi për Demarkacionin me Malin e Zi (fjalimi i parë i tij si deputet) :

Trasnkripti – Mbledhja Plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të mbajtur me 25 Mars 2011

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, në atë seancë ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga Komuna e Pejës që të marrin hapa konkret lidhur me demarkacionin, pasi që autoritetet malazeze vetëm se kishin marr në “pronësi ” sipërfaqe të mëdha të tokës së Kosovës në drejtimet Pejë – Kullë Rozhajë dhe Pejë – Kuqishtë – Çakor.

Por, një reagim dhe një kërkesë e tillë e Deputetit Gëzim Kelmendi, kishte hasur në vesh të shurdhër. Partia FJALA shpreh shqetësimin e saj se nga viti 2011 kur është dashur insttitucionionet e Republikës së Kosovës të ndërmarrin hapa konkret, tash vonesa e shkaktuar ka rezultuar me pasoja.

Pasojat janë se një pjesë e mirë e tokës së Kosovës që kufizohet me Malin e Zi në drejtimet Pejë – Kullë Rozhajë dhe Pejë – Kuqishtë – Çakor, aktualisht është e “marrur ” dhe është duke u shfrytëzuar nga Mali Zi.

Për fund, Partia FJALA konstaton se fajtor për humbjen e kilometrave të shumtë të sipërfaqes së tokës së Kosovës është Ministria e brendshme e Kosovës nga mandati i kaluar dhe udhëheqja komunale e Pejës nga mandati i kaluar.

Partia Fjala,
Prishtinë 29.09.2015

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.