
Partia FJALA: Dënojmë njollosjen shkollës në Obiliq me grafite serbe
Dënojmë njollosjen me grafite serbe të shkollës fillore Pandeli Sotiri në fshatin Plemetin të komunës së Obiliqit.
Në këto grafite thirret kundër shtetësisë së Kosovës
Ky vandalizim dhe njollosje e kësaj shkolle nuk po ndodh për të parën herë, por deri më tani askush nuk ka reaguar.
Sikur të ndodhte e kundërta në ndonjë komunë me shumicë serbe, do të reagonte edhe Beogradi dhe do të alarmohej Brukseli.
Edhe komuna e Obiliqit edhe Qeveria e Kosovës duhet të i mbrojnë institucionet tona shkollore nga vandalizimet dhe njollosjet me sllogane serbe kundër Kosovës.
Partia FJALA,
Prishtinë, 23.04.2017