
Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi, dënon diiskriminimin e zjarrëfikësve
Komunikata e plotë e Kryetarit Kelmendit:
Mjaft me diskriminin e zjarrëfikësve të Kosovës
Është e turpshme se si qeveritë e pasluftës sëbashku me kryetarët e komunave kanë diskriminuar zjarrëfikësit e Kosovës.
Zjarrëfikësit janë ndër shërbimet me shkallën më të lartë të rrezikshmërisë.
Zjarrëfikësit janë ndër shërbimet me shkallën më të lartë të humanitetit, humanizëm ky që iu rrezikon drejpërdrejtë jetën e tyre.
Por zjarrëfikësit janë ndër shërbimet që më së shumti po diskriminohen në vendin tonë:
1. mungesa e statusit juridik,
2. mungesa e kushteve dhe paisjeve për punë,
3. mungesa e kompenzimit të orëve të punës gjatë festave dhe pas orarit të rregullt të punës,
4. pagat e ulëta ( rreth 320 euro), etj.
Ministria e punëve të brendshne sëbashku me kryetarët e komunave, duhet urgjentisht të ndërmerr veprime konkrete drejtë përmirësimit të kushteve të zjarrëfikësve të Kosovës dhe ta ndërpres këtë diskriminim dhe padrejtësi që po ushtrohet ndaj zjarrëfikësve.
Gëzim Kelmendi
Kryetar i Partisë FJALA