Dr.Gëzim Kelmendi falendëron të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë këtij mandati
Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi pas shpërbërjës së Kuvendit të Kosovës falenderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur, kritikuar, këshilluar përballë fortunave dhe stuhive të ndryshme gjatë këtij mandati 3 vjeçarë.
Shkrimi i plotë i Kryetarit Kelmendi:
Të dashur qytetarë,
Iu falënderoj nga thellësia e zemrës për mbështetjen që ma keni dhënë gjatë tërë këtij mandati. Këshillat, kritikat dhe mbështetja e juaj, më bënë më të fortë dhe më të qëndrueshëm përballë fortunave dhe stuhive të ndryshme. Sëbashku punuam dhe mbrojtëm interesin e popullit dhe shtetit tonë. Nuk pranuam ta falim tokën e Kosovës, kundërshtuam “Asociacionin” dhe çdo marrëveshje të dëmshme. Kundërshtuam rritjen e privilegjeve për deputet dhe ministra, dënuam krimin e organizuar dhe korrupsionin, dënuam shkatërrimin e sistemit arsimor dhe shëndetësor, dënuam degradimin ekonomik dhe kulturor, mbrojtëm vlerat e luftës dhe dëshmorëve tonë. Ne sot ia kemi dhënë përgjigjen e duhur kësaj qeverie e cila më shumë punoj për interesa përsonale se sa për interesin e popullit dhe shtetit.
Ne nuk humbim, ne nuk dorëzohemi, ne nuk frikësohemi, ne nuk shantazhohemi, ne nuk shitemi.
Sëbashku për popullin dhe shtetin tonë.
E duam Kosovën, e duam popullin tonë.
Me respekt,
I juaji Gëzim Kelmendi