
Afaristi nga Prizreni Moamer Alaksa i bindur se FJALA do jetë në ulëset e Kuvendit të Kosovës në mandatin e ri
Prishtinë, 20.05.2017
Të nderuar vllëzër, miq, dhe dashamirë jam i nderuar në këtë jetë që më është dhënë mundësia të ju kem afër, te ju njohë dhe të i di vlerat e juaj të mrekullueshme që vet Zoti ka ditur të i kalit tek ju.
Kam zgjedhur që të ndajë me ju këtë përvojë të jetës sime dhe njëkohësishtë të ju njoftoj se duke e parë që atdheu ynë në të cilin Zoti na ka krijuar, gjendet në vështërsi nga faktor të ndryshëm qoftë jashtë vendit por edhe mbrenda vendit që une të jap kontributin dhe përvojën time në shërbim të vendit tonë.
Prandaj veten time e kam orientuar drejtë një parti me shumë vlera kombëtare e fetare, në mbrojtje të shoqërisë dhe të individit, zgjedhja ime ka qenë partia FJALA me në krye Dr.Gëzim Kelmendin i cili vërtet është më meritori për ngritjen e zërit për të mirën e vendit.
Andaj të nderuar që nga sot jam edhe kandidat i FJALËS për Kuvendin e Kosovës, dhe sigurisht besoj dhe shpresoj edhe në përkrahjen tuaj.
Unë jam i bindur që FJALA do përfaqësohet bindëshem në Kuvendin e Kosovës por për të arritur këtë suksese presim përkrahjen tuaj.
Zoti ju ruajt juve dhe familjet tuaja, Zoti na bëftë prej të mirëve, Zoti e ruajt Kosovën dhe shqiptarin nga çdo e keqe.
Respekte për ju dhe familjet tuaja.
Për fund nr.73 është numri që do mbaj në zgjedhje.
I juaji Moameri.