
Çuni: Këto koalicione do të shëndrohen në “vendvarrime” masive nëse nuk i mbajnë premtimet
Prishtinë, 22.05.2017
Formimi i këtyre koalicioneve tregon panikën e partive që i ka kapluar nga friga e humbjës për shkak se nuk kanë besim në popull sepse sa herë i kanë premtuar e kanë tradhëtuar.
Në demokracit e zhvilluara kutit e votimeve gjëgjësisht vendvotimet për disa parti politike janë vendlindje e për disa parti “vendvarrime”.
Mirpo të ne si duket në këto zgjedhje vend votimet do të shëndrohen në “vendvarrime” masive të koalicioneve.
Populli me votën e vet i lindë dhe i ngritë partitë por prap me votën e vet edhe din ti varosë ato nëse nuk i mbajnë premtimet.
Mos haroni se FJALA është e popullit dhe populli e ka FJALËN.
Adelnaser N.Çuni
Anëtarë i Partisë FJALA
Kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës