
Dizajneri i Radio Pendimit, kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Fjala
Prishtinë, 02.06.2017
Fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, ka filluar zyrtarisht më 31 maj.
Partitë politike, me agjendat e tyre premtuese, veçse kanë filluar me të madhe tubimin e qytetarëve edhe në temperaturat e larta e përcëlluese, duke mos pasur fare ndjesë për qytetarët, të cilët janë edhe agjërues.
Me premtime të mëdha, e me fillime për kohë më të mira, për të mirën e vendit, me gjithë zemër e hutojnë qytetarin i cilin nuk e di a t’i besojë premtimeve apo të ruhet nga vapa e madhe ku kanë dalë në sheshet tubuese nëpër Kosovë. Kështu veprojnë pothuajse çdo parti.
E këtë metodë të lodhjes së qyterarëve, duke i mledhur në mes të vapës, nuk e ka vënë në zbatim vetëm Partia Fjala, e udhëhequr nga Dr. Gëzim Kelmendi, njëherit duke ua ditur hallin qytetarëve se janë lodhur me këso fushata premtuese dhe pasaj edhe dëshpëruese.
Kjo parti ka zgjedhur që mos të ketë tubime politike me qytetarë, por të shkojë vetë tek qytetarë, duke dëgjuar brengat e hallet e tyre për nga afër, e poashtu edhe të shpalosë programin e saj politik.
Me 110 kandidatë për deputetë, Partia Fjala mbi 80 prej tyre i ka magjistra të shkencave të ndryshme. Përkrahje të madhe nuk ka vetëm nga intelektualë vendas, por edhe nga diaspora, ku në listën e kësaj partie janë 3 kandidatë për deputetë.
Njëri ndër ta është edhe Isak Sinani nga Podujeva, i cili jeton dhe vepron në Zvicër tash e një kohë të gjatë.
Sinani i bindur dhe me besim të plotë për ndryshimin e vendit, do të bëjë shumë duke punuar dhe duke u kujdesur vetëm për interesat e popullit dhe shtetit, ngase partia të cilës ai i takon, punojnë për popull dhe shtet.
Si intelektual dhe dizajner i vyer, Sinani do të punojë edhe më shumë për të mirën e Kosovës, dhe këtë pa asnjë hezitim siç thotë ai se “mërgimtarët e duan Kosovën shumë më shumë se gjithçka”, e kështu edhe premton se do ta mbajë fjalën.
Përveç se punon dhe vepron në Zvicër, me suksese të larta, Sinani është edhe dizajner i Radio Pendimit, i cili bën punë të shkëlqyer dhe pa përtesë.
Partia Fjala në këto zgjedhje garon me numër 29, ndërsa i pari në listë me numër 1 prinë kryetari i saj Dr.Gëzim Kelmendi, ndërsa Isak Sinani mban numrin 28. /Radio Pendimi/
