Prishtinë, 03.06.2017
Gjithëandej premtime për rritje të ekonomisë, premtime për punësime, heqje vizash, subvencione në shumë fusha.
Por të gjithë harruan një gjë.
Të zhdukurit tanë të cilët i presim tash e sa vite.
Lotët e nënave janë bërë lumë i pashterrshëm. Krimet dhe dëmet e shumta të shkaktuara nga pushtuesi serb e për të cilat ende nuk është bërë padia në gjykata ndërkombëtare.
Unë do jem zëri i nënave, i fëmijëve jetim të cilët u rritën në ngrohtësinë e mëshirës e jo të prindërve.
Për popull dhe shtet, sakrifikohem me tërë qenien time.
Musa Krasniqi
