
Maloku: Mergimtarët kanë mbajtur ketë vend çdo herë si në kohë lufte ashtu edhe në kohë paqeje por fatkeqsisht nuk respektohen aspak
Prishtinë, 08.06.2017
Vllëzër dhe motra, në këto ditë fushate u premtua gjithqka për të mirën e vendit por unë ju lus të mos mashtroheni dhe të kujtoni punën që këta premtues e bëjnë posa të kalon fushata, lere që nuk duan ta dijnë për juve si votues por edhe e keqpërdorin votën tuaj.
Popull i dashur, të kujtojmë se si këta politikan të hargjuar që kanë qeverisë deri sot, nuk arritën asnjëherë të bëjnë një hap para në parandalimin e pritjeve të gjata të mergimtarëve në kufijtë me serbinë, ku si çdo vit një pjesë e mirë e kohës së pushimit ju kalon në kufi. Mergimtarët kanë mbajtur ketë vend çdo herë si në kohë lufte ashtu edhe në kohë paqeje por fatkeqsisht nuk respektohen aspak.
Të nderuar bashkëvendas, ju lutem thellë nga shpirti ta kujtojmë ikjen masovike nga Kosova në drejtim të Hungarisë e tutje.
Me lejoni të ju tregoj një gjë, çdo vend shpenzon për edukimin e studenteve të atij vendi dhe atë shpenzim synon ta kthej duke e punësuar rininë në atë çka kanë studiuar dhe asesi nuk e lejon largimin e tyre nga shteti ku janë edukuar.
Kurse,fatkeqsisht në Kosovë i rrisim, i pergatisim, i edukojmë dhe në fund e largojmë nga shteti duke ja imponuar ikjen si të vetmen zgjidhje, pra e gjithë kjo në fjalorin ekonomik quhet “IKJA E TRURIT” dhe jo rasisht ka një emertim të tillë dhe ne e dijmë që pa tru nuk funksionon shteti dhe asgjë tjetër.
Populli im, të mendojmë për të mirën e pergjithshme si e vetmja zgjidhje që Kosova jonë të lulëzojë me frytet e saj.
VOTO
#FJALA29
#XhevdetMaloku10