E diel, Tetor 26Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Kabashi: Urime dita e çlirimit Istog!

Sali Kabashi
Kabashi: Urime dita e çlirimit Istog!

Prishtinë, 20.06.2017

Sot është 18 vjetori i çlirimit të Istogut, ditë e cila shënon edhe fillimin e epokës së Lirisë për istogasit!
Pikërisht më datën 20 qershor, Istogu edhe zyrtarisht ishte i lirë dhe qytetarët e kësaj Komune nuk ishin të kërcënuar më nga tytat e ushtrisë paramilitare të regjimit diktatorial të Sllobodan Millosheviç-it.

Të gjithë e dimë për kohen nëpër të cilën kaluam para çlirimit dhe si asnjëherë më parë, duhet festuar e uruar kjo ditë, sepse shihen pakë fije shprese në të ardhmen duke kërkuar më të mirën për vendin tonë në përgjithësi dhe Istogun në veçanti.
Andaj, dua që përzemërsisht të ua uroj të gjithë qytetarëve të Komunës së Istogut ditën e çlirimit dhe të shprehi dëshirat e mija, që të përmirësohemi në punën që po e bëjmë për vendin tonë, qytetarët tanë, të ardhmen tonë, por pse jo edhe të kaluaren! Përderisa jemi tek e kaluara, së shpejti do të prezentoj edhe mbrojtjen e Temës së Masterit, e cila ka të bëj pikërisht për Qytetin e Istogut dhe rrethinën e tij, nga viti 1968 deri në vitin 2008.

Duke lutur të madhin Zot për mirësi e bagëti, respekt dhe nderim të ndersjellë, për suksese dhe të mira, shpresoj dhe besoj që do ta bëjmë këtë vend ashtu siç e meriton të jetë, me nam e emër të ndershëm.

Edhe një herë, urime qytetarë të Komunës së Istogut, urime kjo ditë e madhe.

Me respekt, Sali Kabashi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.