E diel, Tetor 26Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Krasniqi: Zgjedhjet mbaruan, çka tash?

Marigona Krasniqi
Krasniqi: Zgjedhjet mbaruan, çka tash?

Prishtinë, 20.06.2017

Ah, 10 ditët e qershori.
“10 ditëshi i artë, peshqit e artë”
Oferta marramendëse për zhvillim, me miliona vende pune, shifra parash që as vet nuk dinin t’i numëronin. E çka jo tjetër?!
Premtime e premtime nga politikanët, më falni nga peshqit e artë.
Sikur të realizoheshin vetëm gjysma e atyre premtimeve, ne do të ishim shtet për t’u dëshiruar.
E populli si gjithmonë naiv, i butë e zemërgjerë. 4 vite të zhgënjyer dhe kur vjen “dhjetë ditëshi i artë” sikur mjaftohen me shumë pak. U mjafton një fotografi, një pije ose mjafton t’u shkosh njëherë në odë dhe ja, u kanë marrur zemrën.
Por ç’faj ka populli? I kanë zhytur në mjerim e fukarallëk, saqë shumë shpejt mashtrohen me pak.
Një mik më tregoj për mikun e tij, që X subjekti politik i kishte dhënë ca të holla për t’ia siguruar disa vota. Dhe ky miku i mikut tim me shumë krenari kishte pranuar. “Më mirë pak se hiq” ishte shprehur ai.
Dhe shuma që i ishte dhënë ishte qesharake.
Mendova! A thua çka do të bënte me ato para për 4vite. As shpenzimet për të ikur në Hungari nuk do t’i mbulonte dot.
Ecim tutje…
Gjatë fushatës pamë çka nuk na kishin parë sytë, të gjithë ishin bërë njerëz të mirë, e kishin ulur krenarinë për tokë, të gjithë na donin, iftare falas çdo natë, askush më si quante muslimanët terrorista.
Ishin bërë bashkë ujku e dhia, miu dhe macja.
Sonte grindeshin e nesër pajtoheshin, në mbrëmje ndaheshin e në mëngjes bashkoheshin.
U zhvilluan pazare e biznese, u shiten njerëz dhe u blenë vota, u shit fytyra e u ble pozita, humbi nderi dhe merita.
Zgjedhjet mbaruan, çka tash?!
Ku do të mbet populli ynë???
Të gjorët më s’do të mund t’i zënë politikanët as për fotografi.
Por… nuk mbaron me kaq. Ende ka shpresë.
Përveq peshqëve të artë ekziston edhe FJALA e artë.
FJALA e cila nuk lëkundet as nuk shitët, tradhëtohet por nuk tradhëton.
FJALA ishte e vetmja që në këto zgjedhje doli faqebardhë.
Një fjalë e urtë thotë: “Vetëm fjala nga zemra depërton në zemër”.
Ne vërtet punuam me zemër dhe depërtuam në zemrat e popullit.
Ndonëse na vodhën e na mashtruan, na tradhëtuan e injoruan, dashurinë për popull dhe dashurinë e popullit nuk na morën dot.
Ne qëndruam në parimet tona, ne nuk u bëmë pjesë e pazareve politike, ne e dëshmuam vetën.
FJALA- për popull dhe shtet!

Marigona Krasniqi
Prishtinë, 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.