E martë, Tetor 28Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Reagon Xhevdet Maloku, Kryetar i Partisë FJALA – Dega në Podujevë

Xhevdet Maloku - Kryetar i Partisë FJALA - Dega në Podujevë
Reagon Xhevdet Maloku, Kryetar i Partisë FJALA – Dega në Podujevë

Prishtinë, 27.06.2017

REAGIM ndaj shkrimit të anëtarës së VV dega Podujevë e cila njëheritë ishte edhe kandidate për deputete.
Zonjë apo ndoshta nuk e meriton as të të quaj zonjë, me të vertetë shkrimi yt aq sa është qesharak, pa asnjë bazë , tendencioz aq është edhe i turpshëm.

Fillimisht të “përgëzoj” për gabimet e shumëta drejtshkrimore, kaq edhe ke njohuri, dhe pastaj dua të të perkujtoj që okuptari serb nuk arriti të na ndërronte fenë islame edhe përkunder torturave dhe masakrave mbi popullin tonë.Duhet të të vij turp sa poshtë e hedh popullin tënd duke e quajtur “të shitur” dhe gjoja se kaq nivel ulët që janë saqë do e ndërrojnë fenë po i pagove ose i detyrove me dhunë, me të vertetë ti je turpi i shtetit tonë, si ke guxim të hudhësh vlerat e popullit tonë kaq poshtë.
Turp s’ka emërtim tjetër kjo çeshtje.

Shpejt e treguat fytyrën e vertetë, kaq shpejt filluat me ua kthy shpinën muslimanëve që ju votuan, shpejt e keni shfaq komunizmin që qarkullon thellë në trupin tuaj.

Për fund çupë, po të quaj kështu sepse aftësi mendore s’ke me shumë, pra për fund dua të të çarros për ketë festë të Bajramit me një përkujtim :
Populli i Kosovës janë mbi 96% musliman, dhe mjafton të ua lëshosh një sy pjesmarrjës masive të popullit tonë në Xhamia.

Xhevdet Maloku
Kryetar i Partisë FJALA – Podujevë

002

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.