
Liridon Halili i reagon bashkëvendasit të tij nga Vitia Xhevat Bislimi nga VV
Prishtinë, 28.06.2017
Psikologu Liridon Halili i reagon bashkëvendasit të tij nga Vitia Xhevat Bislimi nga VV i cili pos që ofendoi fenë islame kërkoi që Ezani të thirret shqip
Ky edhe me mbiemrin e tij ka manipuluar me popullin.
Ka kërkuar votën para popullit me mbiemrin “Bislimi”, ndërsa në realitet e ka mbiemrin “Gjini”.
Edhe Xhevat Bislimi- Gjini nga Vitia, kandidati për deputet nga VV, anëtarë i kësaj Partie i shtohet listës së VV-së, që na ofendon me deklaratat e tij rreth fesë si shokët e tij të tjerë të kësaj Partie. Ky i fundit na “mëson” për historinë e Shqiptarëvë, besimin dhe religjionin e shqiptarëve. Ky thot që Serbët ndërtuan Xhami në Kosovë, ku kjo gjë edhe botërisht dihet që Serbët rrënuan dhe dogjën Xhamiat, para dhe gjatë luftës në Kosovë. Këtij nuk i mjaftoi me kaq. Ky thot që Ezani duhet të thirret në gjuhën Shqipe!!! Dhe i del në krahë #Ramabajes për deklaratat e tij skandaloze. Disa nga anëtarët e VV janë bërë hoxhallarë e priftërinjë, po i “dinë senet ma mirë”.










