E mërkurë, Tetor 29Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Islami: Kur manipulantët, manipulojnë dhe kur ne lozim vallen që ata dëshirojnë

Lulzim Islami
Islami: Kur manipulantët, manipulojnë dhe kur ne lozim vallen që ata dëshirojnë

Shkruan: Lulzim Islami

Sot më shumë se kurrë, ne populli shqiptarë kemi nevojë për bashkim kundër të kqijave që na kanë pllakosur, kundër përqarjes së kombit shqiptarë të të gjitha feve pikësëpari e pastaj kundër vëllezërve shqiptarë të besimit Islam nërmjet vete.

Ajo që më habit më së shumti është rradhitja e disa vëllezërve të cilët për shkak të votës që kan dhënë në partitë tjera mundohen ta mbrojnë atë vendim që pa dashje i bie se po mbrojnë edhe ata që më së shumti fyejnë besimtarët e besimit Islam këto ditët e fundit. Sulmohet subjekti FJALA dhe kryetari i saj e besa edhe anëtarët e tyre nga taborre të shumta, e për çfarë arsye? A ndalemi t’a kuptojmë, t’a analizojmë, pse gjithë ky vrull? Pse gjithë ky nxitim?

A thua kur do të kuptojmë se të gjithë jemi gabim? Çfarë nuk po kuptojmë? Çfarë është kjo urrejtje?

Ndalu vëlla e motër, a nuk e shikoni se jemi duke shkuar drejt shkatërrimit, ku na mbeti a thua harmonia? A nuk po kuptoni?

Ti vëlla i dashur dhe motër e dashur të besimit Islam që votove tjetrën parti, pse mendon se të gjykoka Partia FJALA, Jo vëlla dhe motër e besimit tim askush nuk të gjykon ty, mirëpo ngadalë dhe qetë lexoje tekstin që del nga Partia FJALA dhe më trego se me cilën fjalë të ofendoi. Sikurse nga Gëzim Kelmendi ashtu edhe nga Partia FJALA përpos fjalive se muslimanët u mashtruan dhe se muslimanët e votuan e të ngjashme me këto ke ndëgjuar gjë tjetër? Nuk mund të gjeni ndojnë fjalë “Zoti ju dënoftë, të parëndësishëm” anti fetarë etj.

Votën që e dhe është mendimi yt, është e drejta jote, ëështë bindja e jote që as Partia FJALA e as ndonjë parti tjetër nuk mund ta zhvlerësoj, askush nuk mund ta imponoj zgjedhjen tende, thjeshtë është vota jote e edhe më thjeshtë je ai që zgjedh se kush do të përfaqëson, pra lutja ime për ju është mendoni para se të flisni, para se të shkruani, plumbi len gjurmë në një trup, shkrimi në gjithë historinë e popullit dhe në vetë popullin andaj kujdes.

Ajo që dua të them se si u bëka kur zëdhënsi i VV dhe kandidatët e VV kur sulmojnë një përqindje të madhe të popullit, ne i dalim në mbrojtje VV sikurse një avokat (ata tashmë veqse janë duke qeshur me ne) dhe mund ta shohim së me të vërtetë ata as nuk lodhen për të reaguar ndaj shkrimeve të anëtarëve dhe të zëdhënësit të tyre (sa për sqarim zëdhënësi i një subjekti përfaqëson vetë subjektin) sepse e shohin se ne kacafytemi nëpërmjet vete.

Vetë ne themi se janë mendime individuale kurse kur një anëtarë i Partisë FJALA gabon nuk pritojmë t’ia mveshim atë gabim të gjithë Partisë FJALA (dhe anëtarëve të saj) dhe kryetarit Gëzim Kelmendi. Ku mbetën mësimet Islame? Ato mësime për faljen e gabimit , ato porosi profetike se vëllait i urrehet vepra po jo edhe vëllai.

I shoh në shkrime disa vllezër se si ju kemi dhimbësur se si po humbim edhe atë pak mbështetje dhe se vetë ata na kanë votuar etj, O vëlla i dashur me shkrimet e tua e që shohë se nuk paske lexuar apo nuk ke kuptuar shkrimet e partisë, se “Partia FJALA ka bërë tekfir vllezërit musliman” dhe se nuk paska dashur të “kapemi” pas lëvizjes VV e për qudi vjen “Këshilla e tretë për intervistën në portalin Express” a nuk je duke bërë përqarje?

A nuk po mundohesh ta zbehesh Partinë FJALA :

1. Parita FJALA “ofendon vëllezërit musliman” duke i bër tekfir ata që votuan të tjerët e jo FJALËN,
2. Partia FJALA “Shkaku i xhelozisë” sulmon VV,
3. “Gëzim Kelmendi jep Intervistë për gazetën anti Islame express” – edhe vetë Gëzimi nuk dalloka nga Ramabaja & CO. ngase nuk hezitoi të intervistohet nga portali express. Nëse nuk është kjo një anti reklamë, të lutem, më trego qka është.

Ja të ta shpjegojë unë:

1. Partia FJALA nuk ka ofenduar e as bërë tekfir vëllezërit e tij shqiptarë musliman. Me fjalët “u mashtruan”, “Muslimanët i votuan” është shprehur qartë se Ramabaj e Co. kur thonë se musliman në Kosovë janë vetëm 1% dhe se ata janë të pa rëndësishëm ju tregohet se muslimanët votuan për VV jo se nuk janë musliman por se i ndëgjuan premtimet e Albin Kurtit për mbrojtjen e Islamit gjegjësisht luftimin e Islamofobisë.
2. Partia FJALA nuk sulmon për shkak të xhelozisë por për shkak të vërtetës, a thua sipas teje mos të demantojmë gënjeshtrat dhe mos të dalim në mbrojtje ndaj ofendimeve që bëhen ndaj vëllezërve tanë, ndaj fesë Islame? Si u bëka në njërën anë ti “bëjmë tekfir” dhe tjetrën anë të dalim në mbrojtje po për të njëjtit vëllezër tanë?
3. Kryetari Gëzim Kelmendi Intervistën që e bëri në portalin express, nëse ndalesh dhe mendon pak ma gjatë, është shumë e qëlluar, sepse foli në portalin e famshëm të bastionit kundër besimtarëve Islam. Pra doli dhe ju tregoj troq qëndrimet tona në mborjtjte të indetitit tonë kombëtar dhe fetar, pra mesazhin e dërgoi nga qerdhja e tyre. Pse nuk ndale vëlla i dashur të mendosh anën tjetër të qëllimit por zgjodhe më të lehtën atë që të konvenoj ty. Ku mbeti gjithë ajo këshillë nga hoxhollarët që ke marrë rreth sjelljes së muslimanit karshi vëllaut?

Kuptoje që ne jemi lojtarët kyq, ne jemi kukullat “me” spango. A nuk e kupton se personi si Ramabaja,& Co dhe një numër i vogël si këta na ofenduan në mënyra të ndryshme, na quajtën të parëndësishëm, Mongol, Arab, Turk e çka jo tjetër deri sa edhe për ty vëlla i dashur thonë se nuk je shqiptar.

Sulmet nga më të ndryshmet vetëm pse praktikojmë fenë tonë dhe po nëpërmjet fesë tonë po na përqajnë, si u bëka kjo? Më tregoni vëlla dhe motër e dashur kur filluan këto intriga, këto shpifje, këto matrapazllaqe dhe nga kush?

Si u bë që ne po hamë mishin e xhenazës së vëllaut të vdekur?

Lulzim Islami – IT
Anëtarë i Kryesisë së Partisë FJALA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.