E mërkurë, Tetor 29Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Makolli: Të shkelësh mbi gjakun tënd!

Berat Makolli
Makolli: Të shkelësh mbi gjakun tënd!

Prishtinë, 29.06.2017

Ditë më parë në trojet tona valonin po ata flamuj që valonin 18 vite më parë, ku nën kushtrimin e këtyre flamujve kryeheshin vrasje, shpërngulje e llojë-llojë masakrash mbi popullatën tonë. Janë po ata njërez që nën valsin e atyre këngeve që këndonin sot, 18 vite më parë ishin po të njëjtat këngë që i frymëzonin të vrisnin edhe foshnjët në djep.

Ç’bëmë ne që ti ndalonim të mos i trazonin dëshmoret tanë në varret e tyre?

Si lejojmë që mallkimi i tyre t’jetë mbi ne, kur ishin ata që dhanë jetën e tyre, vëtem e vëtem që kurrë mos të valonin ata flamuj e të këndoheshin ato këngë në këto troje?

Jemi shtet që kemi ligje dhe rregulla, apo jemi spektator të spektaklit të këtyre flamujve, që përseri pa as një pënges në trojet tona proklamojnë vdekjën tonë?

Do të duhej që organet tona shtetërore të ndalonin këta kriminel serbo ku nën kushtrimin e atyre këngeve t’kujtonin dhimbje që na i shkaktuan 18 vite më parë, apo edhe kjo ishte si rezultat i atyre marrëveshjevë në Bruksel?

Si lejon shteti ynë një organizatë ekstremiste e të ciles u është ndaluar të veproi në shtetin e tyre, të shetit lirshëm e të brohoras se si duhet të vritet shqipetari?!

Vërtet pema e lirisë herë pas herë ujitet më gjakun e dëshmoreve,por që këtë gja ne e harruam dhe e shkelëm në emer të fqinjësis së mirë. Fqinjësia e mirë mbaron atëherë kur fqiju tënton të bëhet zot në shtepin tënde.
Edhe një mijë jetë po tu a japë Zoti, kjo tokë sdo bëhet e juaja, ishte, është dhe do të mbetët e shqipëtareve,deri kur këti universi ti vije fundi.

Berat Makolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.