E mërkurë, Tetor 29Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Kabashi: Adem, ti simbol i Lirisë

Adem Jashari
Adem, ti simbol i Lirisë

Shkruan: Sali Kabashi (Magjistër i Historisë)

Prishtinë, 11.07.2017

Për ty flet qielli, flasin yjet, për ty flasin fushat e malet,
Thonë, ai na tregoj se Kosova, as nuk shitet, as nuk falet,
Për ty jehojnë këngët, flet vet lavdija mbi krahët e tua,
Heroi edhe i vdekur jeton, kandili i tij, nuk u shua,
Nuk ndalet kënga e trimit jo, ajo buqet në zemrat e shqiptarëve,
Ajo ju kujton tmerrin e frikën, zemrave të grabitqarëve,
Ende ndihen hapat e tu, mbi malet e Drenicës,
I freskët është rrugëtimi yt, në gjurmët e Azem Galicës,
Hej Komandant, ti nuk je i vdekur, je i gjallë,
Për ty është permallu Kosova jote, po ndjen shumë mallë,
Deshiron të te shoh edhe një herë, duke ecë me krenari,
Të te shoh, se si shëndritë fytyra jote në liri,
Ti i tregove Botës, se këtë Tokë na e dhuroj vet Zoti,
E s’mund të na lëkund nga këtu, as pushka e as topi,
Na mësove se si mbrohet vendi, si duhet Vatani,
Se në Kosovën tonë, nuk do shkelë më këmb dushmani,
Për te, flijohet jeta, për te vdiset në pragun e shtëpisë,
Na tregove, se vetëm gjaku, e paguan çmimin e lirisë.

Sali Kabashi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.