
Çakmaku: Ka ardhur koha ti bashkohemi FJALËS dhe guximit të Dr.Gëzim Kelmendit për ti ndalur fyerjet dhe abuzimet
Shkruan: Mr.sci.Avni Çakmaku
Prishtinë, 26.07.2017
Miq të nderuar, jeta politike po na mëson se politikanët tanë të gjitha i kanë përpos vlerës fillestare, njerëzin, kjo i bënë të jenë një zero e madhe.
Jetojnë nga ndjersa e jonë dhe na shajnë, përbuzin na konsiderojnë si të pa vlerë dhe krejt kjo pèr shkak të disa individa të cilët i kanë pushtuar të gjitha segmentet e jetës publike dhe pamundësojnë të tregohet vlera e cila kultivohet mbrenda shoqëris sonë.
Fatmirësisht ka edhe prej të tillve që edhe dinë edhe e kanë guximin që të ballafaqohen me këta përsona. Rasti i kryetarit të Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi i cili në çdo rast kur ofendohet, keqpërdoret, abuzohet me të drejtën e atyre tè nëpërkëmburve del në mbrojtje tè tyre. Del sepse pastërtia e tij si në rrafshin personal, institucional, kombëtar ja mundëson një qasje të tillë.
Prandaj i ftojë të gjithë ata të cilët deri më tani janë ofenduar, mashtruar, keqpërdor ti kthehen vlerave të dëshmuara duke ja dhënë besimin Partisë FJALA me kryetar Dr.Gëzim Kelmendin që t’ju kthehet dinjiteti dhe vetbesimi.
Nuk do të lejohet që këta individa të abuzojnë, ofendojnë e mos të ndëshkohen.