E diel, Tetor 26Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Bytyqi: FJALA, shpresa e vetme për ndryshimin e zakonit politik në Kosovë!

Bedri Bytyçi 01
Bytyqi: FJALA, shpresa e vetme për ndryshimin e zakonit politik në Kosovë!

Shkruan: Bedri Bytyqi (Magjistër i Gjuhës Shqipe)

Prishtinë, 12.08.2017

Që nga paslufta e deri më sot, kemi pas lloj-lloj partie politike dhe politikanë të ndryshëm por që të gjithë i ka bashkuar një qëllim i vetëm: Ngritja e tyre në aspektin profesional, ekonomik, shoqërorë në dëm të qytetarëve të tyre mbi kurrizin e tyre.

Tanimë kjo po shihet edhe këto ditë, që për teket e tyre dhe pazaret mes vete, vendi ynë është pa udhëheqës.

Mjafton ta pyesim një të ri të sapodiplomuar për një vend pune për të, ai do të përgjigjet: “Nuk kam “ecur” për partinë që është në qeverisje, nuk kam shpresë për punë!”

Pra gjithçka shihet rreth kontributit tonë për partinë përkatëse që ta gjejmë një vend pune!

Ç’mjerim!

Politika për mendimin tim është një politikëbërje nga disa njerëz të caktuar, që kanë qëllim të pastër në favor të qytetarit apo qytetarëve, për një jetë më të mirë për ta.
Një lloj shprese e pati populli te Levizja Vetëvendosje (kjo u pa edhe në zgjedhjet e 11 qershorit), kur ata thirreshin në parime, që dalëngadalë i shkelën pothuajse të gjitha.

Një ndër “parimet” e VV-së ka qenë që ata nuk do të hyjnë në qeveri apo qeverisje përderisa nuk i fitojnë zgjedhjet në tërësi (mbi 51%).
Kurse sot ata mundohen me çdo kusht që të lidhin koalicion me LDK, edhe pse kjo e fundit është atakuar vazhdimisht nga VV madje edhe në jetën private të pjestarëve të saj.

Madje këta luajtën shumë “mirë” me kartën fetare të myslimanëve duke ua kerkuar votën e tyre në këmbim të të drejtave dhe lirive fetare dhe zbatimin e tyre, duke shkuar aq larg sa që mbulesës ia caktuan edhe moshën madhore përmes viteve!

Mirëpo në realitet po del krejt ndyshe, madje tani doli në shesh se ata jetën e tyre politike e kanë ndërtuar përmes literaturave komuniste, revolucionet e dhunshme, luftën e pastër kundër religjioneve dhe përhapjen e ateizmit.

Andaj është koha që populli të reflektojë, të ua jep fitoren njerëzve parimorë, që kanë frikë Zotin, janë të përulur ndaj Tij, dhe se qëllimi i tyrje i hyrjes në politikë është që ata të jenë shërbëtorë të qytetarëve.

“Nga ju le të jetë grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. Të tillët janë ata të shpëtuarit . “ 3-104.

Ajeti i mësipërm ka qenë qëllimi i vetëm i hyrjes në politikë!

Koha për ndryshimin e zakonit politik në Kosovë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.