
Dr.Gëzim Kelmendi: Me kënaqësinë dhe respektin më të madh iu uroj festën e Kurban Bajramit
Prishtinë, 01.09.2017
Të nderuar qytetarë të besimit Islam,
Me kënaqësinë dhe respektin më të madh iu uroj festën e Kurban Bajramit.
Uroj që kjo festë të sjellë paqe, respekt, harmoni dhe dashuri në familjet dhe shoqërinë e juaj.
Uroj që festa e Kurban Bajramit të zgjon ndjenjat tona të bashkimit, solidaritetit dhe humanizmit.
Njëherit lutem që kjo festë të zgjon ndërgjegjen tonë qytetare dhe shtetërore.
Të punojmë për popullin tonë dhe shtetin tonë.
Të punojmë për fëmijët tanë, për të ardhmen e tyre.
Të urdhërojmë për të mirë dhe të ndalojmë nga e keqja.
Haxhilerëve tanë të dashur të cilët ndodhen në vendet e bekuara në Mekë dhe Medine, ju urojmë shëndet, dhe dhe adhurime të pranuara si dhe kthim shëndosh e mirë në vendin e tyre.
Haxhilerët tanë të dashur, sëbashku me gjithë Haxhilerët tjerë nga rruzulli tokësor në këto ditë të bekuara në vendet ku ata janë tubuar, na dërgojnë një porosi të qartë se nuk ka dallim i bardhi nga i ziu, i pasuri nga i varfëri por se të gjithë janë të barabartë dhe ashtu duhet ta trajtojmë gjithmonë njëri tjetrin.
Urime, shëndet dhe suksese.
ZOTI ju ruajt dhe ju dhuroftë mirësi.
Me respekt,
Gëzim Kelmendi