E diel, Tetor 26Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Dr.Gëzim Kelmendi: Qeveri dhe deputet të Kosovës a jeni normal, pse po heshtni?

OLYMPUS DIGITAL CAMERA
OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Dr.Gëzim Kelmendi: Qeveri dhe deputet të Kosovës a jeni normal, pse po heshtni?

Prishtinë, 15.09.2017

Kryetari i FJALËS Kelmendi, kritikon qeverinë dhe deputetët për heshtje ndaj rahjes së policëve në veri të Mitrovicës

Qeveri e Kosovës,
Deputet të Kuvendit të Kosovës,

A jeni more normal, pse po heshtni?

Qeveri e Kosovës,
Deputet të Kuvendit të Kosovës,
a jeni more normal, pse more po heshtni?

Dje janë rrahur policët e Kosovës në veri të Mitrovicës, ndërsa ju po heshtni.
Për çka ju ka zgjedhur populli, për çka merrni paga të majme?

Sikur të kishte ndodhur e kundërta, jo vetëm Beogradi por edhe OKB-ja do të alarmohej.
Ne sot kemi policë shqiptarë të dënuar për kinse “maltretimin” truprojave të Vulinit.

E kur policët kosovar rrahen nga kriminelët dhe ekstremistët serb në veri, ju heshtni.

Turp për juve që nuk po i mbroni bijtë tanë, dhe nuk po i arrestoni kriminelët.

Deri kurrë ky servilizëm dhe heshtje e juaj?

Gëzim Kelmendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.