E diel, Tetor 26Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Profili i kandidatës për Kryetare të Pejës Eneida Kelmendi në gazetën Koha Ditore

Koha Ditore
Profili i kandidatës për Kryetare të Pejës Eneida Kelmendi në gazetën Koha Ditore

Prishtinë, 27.09.2017

Eneida Krusha – Kelmendi

Prizrenasja me profesion ekonomiste dhe ish-gazetare në dy radio lokale në Prizren, Eneida Krusha – Kelmendi, e martuar me me një puntor social në Qendrën e Mirëqenies Sociale në Pejë, si kandidate e subjektit FJALA për kryetare të Pejës, synon me programin e saj t’ia kthejë Pejës namin që kishte dikur si një nga qendrat më të forta ekonomike në vend. Me programin që ajo planifikon ta realizojë, nëse fiton, është e sigurt se do ta zhvillojë Pejën ekonomikisht siç ka qenë dikur.

“Pas luftës Peja e ka humbur imazhin e një qendre ndër më të fortat ekonomikisht në vend. Dhe këtë imazh do t’ia kthej nëse fitoj me shtyllat kryesore të programit që janë zhvillimi i ekonomisë, sigurisë, drejtësisë, mirëqenies sociale dhe bujqësia”, thotë ajo, duke kosideruar se Peja në aspektin e turizmit ka mundur të ishte një nga qendrat më të vizituara në rajon, duke marrë për bazë kapacietet që i ka me bjeshkët e saj.

Ajo thotë se në aspektin e ekonomisë ka pasur mjaft interesim për investime, sipas saj, mungesa e sigurisë i ka trembur investitorët. “Ne do t’i motivojmë dhe kurajojmë investitorët, sidomos diasporën, e cila ka qenë e dekurajuar për të bërë një hap të tillë. E për sigurinë do të krijojmë një bashkëpunim të veçantë me organet e sigurisë dhe të drejtësisë”, thotë Krusha – Kelmendi.

Si kryetare e Komunës, nëse fiton, do të subvencionojë edhe bujqit, të cilët, sipas saj, janë lënë anash nga qeveritë e deritashme të Pejës. “Do ta jap kontributin tim në shumë aspekte dhe mendoj se do të mund t’i realizoj të gjitha”, tha ajo.

(artikullin e plotë mund të gjeni në gazetën Koha Ditore faqe 13).

Profili i kandidatës për Kryetare të Pejës Eneida Kelmendi në gazetën Koha Ditore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.