
Rinia e Drenasit nga Partia FJALA synon katër ulëse në Kuvendin Komunal pas 22 tetorit
Prishtinë, 27.09.2017
“Partia Fjala është partia e vetme në Kosovë e cila u jep hapsirë të rinjëve që përmes vullnetit, energjisë dhe potencialit që kanë, të sjellin në politikë një frymë të re të mënyrë se si duhet të zhvillohen proceset politike në vend.
Partia Fjala ndonëse nuk arriti të jetë pjesë e kuvendit të Republikës së Kosovës, ajo menjëherë filloi përgaditjet për zgjedhjet komunale.
Një zell dhe punë jashtëzakonisht e madhe po vërehet edhe në komunën e Drenasit nga të rinjët e kësaj partie, të cilët ndonëse pa kandidat për kryetar komune po përgaditen mjaft shumë për asamble. Disa nga kandidatet për asamble në Drenas janë Hamit Gashi, Marigona Krasniqi, Mendehije Plakiqi, Meridon Demaj. Hamit Gashi, kandidat për asamble komunale nga Partia FJALA, është pjesë e këtij subjekti politik që nga themelimi dhe aktualisht e udhëheq degën e Drenasit të kësaj partie, ku edhe është bartës i listës.
Hamit Gashi është nga fshati Terstenik dhe studion për Drejtësi në Universitetin e Prishtinës.
Kandidatja tjetër për asamble nga kjo parti është Marigona Krasniqi, nga fshati Negroc. Fjala është për Marigona Krasniqin e cila përveq që është asistente infermiere e Pediatrisë ajo studion Mjekësinë e Përgjithëshme në Universitetin e Prishtinës dhe poashtu merret me shkrime dhe analiza për çështjet aktuale në vend. Mendehije Plaqiki nga fshati Nekoc është kandidatja tjetër për asamble në komunën e Drenasit. Mendehija studion Shkencat Islame dhe poashtu ka punuar në organizata të ndryshme për të ndihmuar personat me kushte jo të mira ekonomike.
Një tjetër kandidat nga Drenasi është Meridon Demaj, ekonomist i diplomuar, i cili aktualisht është pjesë e kompanisë “B33”.