
Çakmaku: Z. Ahmeti, përmende vetëm një rrugë që e ke funksionalizuar për katër vjet
Prishtinë, 28.09.2017
Përgjegjësi për mos punët e bërë për gjatë katër vite qeverisje nga Shpend Ahmeti, ka kërkuar edhe Avni Çakmaku, nga partia Fjala, që është kandidat për kryetar të kryeqytetit.
Ai ka kërkuar ngas Ahmeti që t’i tregojë vetëm një rrugë që e ka funksionalizuar për katër vjet.
“Le të më tregojë vetëm një rrugë që është funksionalizuar prej tij”, ka pyetur Çakmaku, gjatë debatit në RTV21.
Ai ka thënë se Ahmeti s’e ka funksionalizuar as një rrugë – as në Kolovicë, as në Kodrën e Trimave, as në Tophane, e askund tjetër.