E shtunë, Mars 21Mirë se vini në faqën zyrtare të Partisë FJALA

Gruaja nga Prizreni që synon Pejën

Eneida Kelmendi në Debat për Nime
Gruaja nga Prizreni që synon Pejën

Prishtinë, 09.10.2017

Eneida Kelmendi, Kandidatja e vetme grua nga partia Fjala që synon të marrë drejtimin e Komunës së Pejës është me prejardhje nga Komuna e Prizrenit.

Kandidatja me profesion ekonomiste dhe ish-gazetare në dy radio lokale në Prizren, Eneida Krusha – Kelmendi, e martuar për një veteran të ushtrisë çlirimtare të Kosovës UÇK z.Bekim Kelmendi, synon të jetë e para e Pejës nga FJALA.

Bashkëshorti i Eneida Kelmendit, Bekim Kelmendi, në intervistën për debatpernime ka shfaqjen përkrahjen e tij ndaj gruas në garën për të parën e Pejës.

Kelmendi ka rrëfyer edhe mbi karakteristikat e personalitetit të bashkëshortes duke thënë gjithashtu se i pëlqejnë ushqimet e Prizrenit.

“Eneida është nanë që edukon ma shumë, unë jam më i lazdrum me vajzat e mija. Në atë aspektin e ushqimit nuk ka qef të gatshme, zakonisht vet i përgatit, ma shumë tradicionale të Prizrenit”, tha ai.

Ai po ashtu ka treguar për pasurinë familjare që sipas tij e ka trashëgim pa specifikuar se a kanë të dy bashkëshortët pasuri në emër të tyre.

Sipas Kelmendit, gruas së tij i pëlqen leximi dhe dalja në natyrë.

Kliko mbi linkun e kaltërt për ta parë videon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.