
Çakmaku për banorët e Golakut ka një mesazh
Prishtinë, 14.10.2014
Banor të Gollakut, paslufta dhe qeverisja komunale ju obliguan ti braktisni vendbanimet e juaja shekullore. Mungesa e plotë e perspektivës, mungesa e infrastrukturës, mungesa e investimeve, e bënë të domosdoshme shpërnguljen e juaj. Ne do tua kthejmë mundësin që ju prapë ti ktheheni vatrave tuaja por jo pa perspektiv.
Në programin tonë zhvillimorë për këto hapësira planifikohet:
1. Investimet infrastrukturore,
2. Zhvillimi i turizmit malor,
3. Zhvillimi i blegtorisë,
4. Zhvillimi i pemëtarisë dhe
5. Zhvillimi i bletarisë
Të gjithë ata të cilët posedojnë tokë apo kontraktojnë tokë për periudhë të caktuar, do të mundë të përfitojnë subvencione për të gjitha kategoritë e lartë shënuara.
Zhvillimi i turizmit malor.
1. Do të subvencionohet ndërtimi i terreneve argëtuese-sportive,
2. Do të ketë përcjellje infrastrukturore për qasje të lehtë në këto hapësira,
3. Do të organizohen ekskursione shkollore në këto pjesë të komunës,
4. Do të hapen puse uji për ujë të pijshëm,
Blegtoria do të avancohet,
5. Subvencionim për ndërtimin e stallave,
6. Subvencionim për gjedhët,
7. Subvencionim për puse uji dhe
8. Këshillim veterinar.
Pemëtaria do të zhvillohet
1. Subvencionim për fidanë,
2. Subvencionimin e sistemit të ujitjes pikë pikë,
3. Puset e ujit dhe
4. Këshillimi i agronomëve.
Bletaria
1. Pemëtarët do të kenë mundësi të subvencionohen edhe me bletë,
2. Subvencionimi do të bëhet minimum 5 bletë dhe
3. Do të subvencionohen edhe materialet shpenzuese .
Në fazën e dytë do të ndihmohet për industrializimin e këtyre veprimtarive me industrinë përpunuese. Komuna do të angazhohet për sigurimin e tregut për këto produkte.
Që të jeni ata që e meritoni votoni Partinë FJALA dhe kandidatin e sajë për kryetarë të Prishtinës Mr.sci.Avni Çakmakun