E diel, Tetor 26Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Dr.Gëzim Kelmendi: Ne jemi FJALA, koha do ta dëshmoj se kush është i sinqert

Gëzim Kelmendi
Dr.Gëzim Kelmendi: Ne jemi FJALA, koha do ta dëshmoj se kush është i sinqert

Ne nuk jemi aktorë (të aktrojmë dhe inskenojmë arrestimin tonë).
Ne nuk e viktimizojmë policinë tonë dhe rininë tonë.
Ne nuk jemi manipulatorë (të manipulojmë me vlerat fetare dhe kombëtare ).
Ne nuk i keqpërdorim festat kombëtare si 28 Nëntori (duke nxitur protesta dhe inskenuar arrestimin tonë ashtu si në 2016-n).

Ne nuk përdorim dhunën qytetare dhe institucionale për të arritur në pushtet.
Ne nuk kemi ndikim në gjykata.
Ne nuk e mohojmë shtetin e Kosovës (ndërsa pagat dhe meditjet te ia marrim ).
Ne nuk jemi skiftera në Kosovë e pula në Bruksel, (në Kosovë shqiponjën në sako dhe tavolina, në Bruksel pa shqiponja dhe me kollare).

Ne nuk flirtojmë me parti politike (e akuzuan liderin e LDK-së me 50 dosje në prokurori, pastaj i binin në gjunjë për koalicion,
e akuzuan AAK-në për haraç dhe krim, pastaj i binin në gjunjë për koalicion,
e akuzuan PDK-në për SHIK dhe “klanin pronto”,
ndërsa brenda vetit kanë SHIK-un dhe “klanin pronto”.

Ne nuk jemi ju, dhe kurrë nuk do të bëhemi sikur ju.
Ne jemi ne, ju jeni ju.
Ne jemi FJALA.
Koha do ta dëshmoj se kush është i sinqert.

Gëzim Kelmendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.