E premte, Tetor 31Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Dr.Gëzim Kelmendi e mohon se pati ofertë për koalicion nga VV | Intervistë nga portali Insajderi

Gëzim Kelmendi
Dr.Gëzim Kelmendi e mohon se pati ofertë për koalicion nga VV | Intervistë nga portali Insajderi

Prishtinë, 15.12.2017

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetari i partisë Fjala Gëzim Kelmendi në një prononcim për Insajderin deklaroi se në fazat parazgjedhore nuk ka pasur ofertë nga Lëvizja Vetëvendosje për koalicion me partinë e tij Fjala.

Kelmendi tha se kjo Lëvizje ka kërkuar bashkëpunim nga partia fjala kur ka qenë blloku “VAN” – Vetëvendosje, AAK dhe Nisma.

“Në fazën parazgjedhore nuk kanë kërkuar të bëjnë koalicion me ne, ata kanë kërkuar më herët kur ka qenë blloku Vetëvendosje, AAK dhe Nisma – VAN, në atë kohë kanë kërku bashkëpunim, konkretisht me u bashku me ata. Ata kanë kërkuar me i bashku forcat, përndryshe në fazat parazgjedhore nuk më kanë bërë ndonjë ofertë për koalicion”, ka thënë Kelmendi.

Ndryshe, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj mbrëmë në një intervistë ka thënë se ka qenë e papranueshme të hyjë në koalicion më dikë si partia Fjala, ndërsa Albin Kurti është pajtuar të bëjë koalicion me këtë parti. / Insajderi.com

Linku i intërvistës nga portali Insajderi:
http://www.insajderi.com/kelmendi-e-mohon-se-pati-oferte-per-koalicion-nga-vv/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.