
Maloku: z.Veliu turp për juve, ke shkelur gjithë votuesit e besimit islam me emrimin e drejtoreshës së re
Prishtinë, 16.02.2018
Kryetar i FJALËS dega në Podujevë magjistri Xhevdet Maloku ka reaguar ndaj kryetarit të komunës së Podujevës Agim Veliu pasi ai ka emruar Donika Sfishta në postin e drejtoreshës e e cila pati fyer hoxhallarët.
Me të vertetë ky është kulminacioni, si nuk pate pak nder, si munde ti shkelje gjithë ata votues të besimit islam, ata hoxhollarë që besuan në ty dhe qeverisjen tende ndersa ti për interesa të ulëta emëron një drejtoresh që në rradhë të parë nuk ka të bejë asgjë me profesionalizëm por me e keqja një drejtoreshë e cila ka berë ofendime në drejtim të një prej figurave me të dashura të muslimanëve në Kosovë Dr.Shefqet Krasniqi, e cila madje pa fije turpi e quan edhe “Hoxhë Ziu”.
Turp për juve Agim Veliu, por turp edhe për partinë e cila ka lidhur koalicion me juve pas zgjedhor Partia e Drejtësisë e cila të paktën me votën e besimtarëve ka hyrë në asamble dhe për hir të përgjegjësisë ndaj votuesve të saj duhet larguar nga ky koalicon menjëherë.
Shpresoja në ditë me të mira, mos po fillon ndryshimi por siq duket ndryshim do ketë por vetëm për gjera negative.
Agim, mos harro se ne jemi kundër emërimit të personasheve të animuara që ofendojnë islamin dhe hoxhollarët.
Xhevdet Maloku
Kryetar i Partisë FJALA – Podujevë
Prishtinë, 16.02.2018
