
Dr.Gëzim Kelmendi: Kriminelët “privat”
Prishtinë, 11.03.2018
Sot është e dielë dhe qëllimisht zgjodha këtë ditë të shkruaj për punëtorët në sektorin privat.
Shumë pronar firmash private në Kosovë shkelin të drejtat e punëtorëve. I detyrojnë të punojnë më shumë se 8 orë dhe i detyrojnë të punojnë edhe të shtunëve edhe të dieleve.
Edhe pse ligji i punës e definon qartë se një i punësuar nuk guxon të punoj ma shumë se 8 orë në ditë dhe gjatë vikendit duhet të jet i lirë.
Përveç nëse vullnetarisht deklarohet punëtori për punë ma shumë se 8 orë dhe dëshiron të punoj vullnetarisht gjatë vikendit.
Kështu që për këtë krim që po ndodh ndaj punëtorëve duhet të hap llogari Kryeministri, Ministri i Punës dhe Inspektorati që po i lejojnë pronarët e firmave të i shkelin punëtorët.
Të gjithë e dijmë se shumë pronarë firmash në Kosovë janë të lidhur ngushtë me politikën.
Disa janë vetë politikan, disa janë financues të partive politike, disa janë profiter të tenderave e disa edhe bashkëaksionar me politikanët.
Këta pronar firmash që shkelin punëtorët në Kosovë janë ķriminel.
Këta janë duke zhvilluar krim të hapur ndaj punëtorëve në firmat e tyre.
Iu mohojnë të drejtat për pushim, nuk i regjistrojnë, i largojnë kur të dëshirojnë dhe vikendeve i detyrojnë të punojnë.
Për këtë krim po heshtë edhe politika, po heshtë edhe inspektorati.
Kërkoj që këtë krim ndaj punëtorëve ta hetoj prokuroria e Kosovës dhe ti dënoj këta kriminel ” privat”.
Gëzim Kelmendi