E martë, Prill 30Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Konferenca e FJALËS – Dega në Podujevë në lidhje me konkursin e Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Podujevës (Video)

FP

Konferenca e FJALËS – Dega në Podujevë në lidhje me konkursin e Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Podujevës (Video)

Të dashur qytetarë FJALA dega në Podujevë sot mbajti konferencë për media për të ngritur shqetësimin tonë ndaj konkursit të fundit të Drejtorisë së Bujqësisë në Podujevë, konkurs i cili është plotësisht diskriminues.
FJALA në konferencë u prezantua nga Nënkryetari i degës në Podujevë magjistri Muharrem Musliu dhe nga anëtar i kryesisë Driton Rexhepi.

Me poshtë gjëni edhe reagimin e plotë të FJALËS dega në Podujevë :

Të nderuara media fillimisht na lejoni të ju falenderojmë për prezencen tuaj në ketë konferencë të Partisë FJALA.
Ne sot kemi dalur ta shprehim shqetësimin tonë dhe të reagojmë ndaj konkursit të Drejtorisë së Bujqësisë në lidhje me subvencionimin në projektin përkrahje me shoqëri bletësh, konkurs ky i cili është plotësisht diskriminues ndaj pjesës me të madhe të popullatës së komunës së Podujevës.

Njëri ndër kriteret e këtij konkursi është që përsoni përfitues ti posedoj 10 shoqëri bletësh në menyrë që ti fitoj edhe 5 shoqëri bletësh subvencion nga Drejtoria e Bujqësisë.
Ketë ne si FJALA e llogarisim si konkurs i cili të vetmin qëllim ka të ndihmojë bashkëpartiaket e LDK-së , kandidatët apo familjarët e afertë të kandidatëve për kuvend komunal të zgjedhjeve të fundit dhe atyre që kanë qenë të angazhuar për të sjellur vota sa më shumë për partinë në pushtet.

Ne si FJALA zhvillimin ekonomik të komunës së Podujevës nuk e shohim në ketë menyrë duke favorizuar disa grupe dhe duke diskriminuar një pjesë të madhe të shoqërisë.
Zhvillimi ekonomik arrihet duke ndihmuar të gjithë ata që shprehin vullnetin për të punuar dhe angazhuar në lëmi të ndryshme e në ketë rast në Bletari.

Pikërisht konkurset me kritere të tilla e që janë plotësisht diskriminues kanë berë që shumë banorë të Podujevës të kerkojnë largimin nga Podujeva duke emigruar në vendet evropjane, pra gjithë ai vullnet për të japur kontribut në ketë vend mbytet nga këto konkurse me prapravi partiake dhe klienteliste.

Partia FJALA nuk është kundër ndihmës ndaj bletarëve ekzistues por ata duhet ndihmuar më makineri dhe paisje të cilat i duhen bletarëve ekzistues për të lehtësuar punën e tyre, por ne kerkojmë që me këto shoqëri bletësh subvencion të ju ipen përsonave të papunë e që janë në numër të madh dhe që nuk kanë asnjë të ardhur financiare, pastaj të ju ipen familjeve që kanë kryefamiljar një femër në menyrë që familja të ketë një mundësi të ketë të ardhura nga një veprimtari dhe kësisoj të përkrahet edhe gjinia femërore dhe në vecanti tu ipet shumë studenteve të diplomuar pikërisht në ketë lëmi dhe që kanë njohuri dhe përgatitje profesionale për bletari por që nuk kanë mundësi për te filluar të mirren me bletë për shkak kushteve jo të mira financiare.
Andaj edhe niher i bejmë thirrje kryetarit Veliu dhe drejtorit për bujqësi që ti lenë anash interesat e ulëta partiake që gjithmonë i kanë pasur dhe që tash e tutje të mendojnë edhe pak për ketë popullatë e cila sot ma shumë se kurrë ka nevojë për përkrahjen e komunës.

FJALA,
Prishtinë, 27.03.2018

https://www.youtube.com/edit?o=U&video_id=MQ4CfW57JLg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.