E premte, Tetor 31Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Dr.Gëzim Kelmendi thotë se Kosova nuk duhet t’i prish raportet me Turqinë për gjashtë persona

Gëzim Kelmendi - Foto Cockatil 4 (4)
Kryetari i Partisë Fjala Gëzim Kelmendi, thotë se Turqia nuk ndërhyri në punët e Kosovës kur u arrestuan gjashtë mësimdhënësit gylenistë.
Duke folur lidhur me arrestimin dhe dëbimin e gjashtë shtetasve turq në Kosovë, Kelmendi është në një linjë me presidentin Hashim Thaçi.

“S’ka ndërhy”, tha Kelmendi.

“Politika e Erdoganit është politikë e cila e ka mbështet Kosovën para dhe pas pavarësisë së saj’, tha Kelmendi në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7.

Duke i quajtur terroristë gjashtë të arrestuarit, Kelmendi thotë se Kosova nuk duhet t’i prish raportet me Turqinë për gjashtë persona.

“Prej kurshit marrim guximin ne si shtet i ri me i prish raportet me Turqinë për gjashtë terroristë”, tha Kelmendi.

Tutje Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, e ka komentuar kundërpërgjigjen e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, ndaj presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pas akuzave që i mori nga udhëheqësi turk, për reagimin e tij rreth dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova në Turqi.
Kelmendi ka thënë se Haradinaj u tregua i butë me deklaratat e tij për Erdoganin.

Sipas Kelmendit, Haradinaj u zbut me presidentin turk, duke përmirësuar, siç ka thënë ai, gabimin e tij.

Kelmendi i është referuar vendimit të Haradinajt për shkarkimin e shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, pas skandalit me dëbimin e gjashtë shtetasve turq.

Linku i emisionit:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.