
Dr.Gëzim Kelmendi: Pse po heshtë OKB dhe NATO ndaj krimeve në Siri
Prishtinë, 09.04.2018
Kryetari i FJALËS Kelmendi : Pse po heshtë OKB dhe NATO ndaj krimeve në Siri
Për çka egziston OKB dhe NATO, kur prej vitit 2012 krimet e kriminelit Asad nuk ndalen?!
Prej vititi 2012 kur edhe ka filluar lufta në Siri, krimet ndaj popullatës siriane nuk kanë të ndalur.
Sulmet me armë kimike, vrasja dhe dhunimi i civilëve në Siri vazhdon të zhvillohet i pa penguar nga askush.
Këto sulme të realizuara nga krimineli Asad që shpesh janë ndihmuar dhe nga ushtria e Rusisë, po shënojnë ndër masakrat më të mëdha të këtij shekulli.
Nuk është hera e parë që krimineli Asad përdorë armë kimike mbi popullatën e Sirisë.
Për çka egziston OKB dhe NATO?
Cili është roli i tyre?
A nuk iu vjen turp që vritet popullata siriane?
Cilin çmim duhet ta paguaj popullata siriane që të zgjohet ndërgjegja e botës mbarë.
O ZOT, shkatërroje zullumqarin, terroristin dhe kriminelin Asad dhe ushtrinë e tij.
O ZOT shkatërroj gjithë zullumqarët, terroristët dhe kriminelët që vrasin njerëz të pafajshëm.
O ZOT i dhuro qetësi dhe liri popullit të Sirisë dhe gjithë popujve që janë të shtypur, ashtu si na dhurove neve lirinë, qetësinë dhe pavarësinë.
Gëzim Kelmendi